Një 35 vjeçar është mbajtur për disa kohë peng nga dy persona, të cilët e kanë dhunuar me mjete të forta, për të rënë më pas në pranga të policisë, ndërkoh që po hetohet rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.
Komunikata e policisë .
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.05.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.
Shtetasi F. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.