Sipas MeteoAlb, gjatë paradites moti do të paraqitet me kthjellime në vend.
Por mesdita shton vranësirat duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu në zonat veriore e lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit dhe mesditës duke u luhatur nga 7°C mëngjesi në Pukë deri në 26°C mesdita në Durrës.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.