Subjekte private të dëmtuara, dhunë dhe shkatërrim po lën nga pas protestat kundër vdekjes së Floyd në SHBA. Protestat tashmë kanë përfshirë thuajse të gjitha qytetet amerikane, deri në zemër të Manhatanit. Protestuesit e mbledhur në sheshe, protestuan kundër vdekjes së afroamerikanit George Floyd, por më pas shkatërruan dyqane, dogjën makina dhe shkruan mesazhe urrejtjeje në muret e Manhatanit. Në rrugë, sheshe e pallateve, kanë mbetur ende shenjat e përleshjeve të gjata dhe të dhunshme, të cilat zgjatën për orë të tëra gjatë ditës së djeshme. George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi u arrestua nga policia jashtë një dyqani në Minneapolis, Minesota.
Pamjet e arrestimit në 25 maj tregojnë një oficer të bardhë të policisë, Derek Chauvin, duke vendosur gjurin në qafën e z. Floyd ndërsa ai ishte i shtrirë në dysheme. Pas kësaj ngjarje menjëherë nisën reagimet me protesta, të cilat fillimishtë ishin paqësore, ndërsa më pas degraduan në dhunë dhe shkatërrim