U dëmtua nga tërmeti I 26 nëntorit, ja kur shembet pallati i VIPA-ve në Durrës

Pas protestave të banorëve që jetojnë rreth bulevardit Dyrrah, në lidhje me kohën e shpërthimit të pallatit me nr.14 në lagjen 11 në Durrës, IKMT ka reaguar sot duke bërë publik faktin se pallati do të shembet me shpërthim ditën e enjte, 4 qershor.

IKMT, kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonës që të marrim masat e duhura, duke lënë dyert dhe dritaret hapur nga ora 11:00 e paradites deri në orën 17:00 të pasdites së të enjtes.

Njoftimi i IKMT-së

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin nr.14 në lagjen 11, bulevardi Dyrrah (i ashtuquajtur pallati i vipave). Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që ditën e enjte, datë 4 qershor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

 

Author: admin