Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshqve.
Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Peshqëve, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.
Dielli është në shenjën e Binjakëve deri më datë 20 Qershor. Kjo është ajo periudhë e vitit kur duhet të përqendroni fokusin në jetën tuaj personale dhe tek ata që ndikojnë aty, siç janë prindërit ose familja juaj. Gjatë kësaj periudhe doni që të qëndroni në një ambient të rehatshëm dhe të sigurt dhe nuk jeni shumë të prirur për të eksploruar vende të reja ose për të takuar njerëz të rinj.
3 Qershor: Afërdita rilind. Ditë e mirë për që të gjithë për të vendosur drejtimin në çeshtjet e dashurisë dhe mbi çdo gjë që doni. Ju si Peshq do doni që të njihni apo mbani pranë vetëm një njeri që ju bën të ndjeheni të sigurt, nuk jeni fare në humor për flirte apo aventura. Mund të shikoni fotot apo filma të vjetër e të bëheni më nostalgjikë.
5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Shigjetarit. Do jeni në vëmendjen e shumë njerëzve kështu që prezantojeni veten me kujdes.
18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në Gaforre. Mund të mos jeni shumë kreativë apo me shumë imagjinatë në këtë periudhë. Edhe jeta dashurore do jetë e kufizuar.
20 Qershor: Dielli vjen në Gaforre. Edhe pse Mërkuri do jetë i zmbrapsur në fushën e dashurisë, Dielli (zemra juaj) do djegë për pasion dhe zbavitje. Ndoshta do e keni të vështirë të shprehni atë që keni dëshirë të arrini për veten por dashuria apo zbavitja do ju ofrohet gjithsesi.
21 Qershor: Hëna e re në shenjën e Gaforres. Mund të nisni të merreni me një hobi që e keni shumë për zemër, të dilni për të festuar. Do jenë ditë të bukura këto rreth datës 21.
23 Qershor: Neptuni zmbrapset në shenjën tuaj. Kjo është një periudhë kur në përgjithësi që të gjithë kërkojmë të vërtetën se kush jemi dhe çfarë duam vërtetë nga jeta. Mendja dhe shpirti juaj do bëhen më të ndjeshëm, por ndërkohë do konfuzoni njerëzit me lëvizshmërinë apo ndryshimet tuaja të një-pasnjëshme.
25 Qershor: Afërdita drejtohet në shenjën e Binjakëve. Do përmirësohen marrëdhëniet tuaja me njerëzit e afërt, me familjen, me njerëzit me të cilët kaloni më shumë kohë në përgjithësi.
27 Qershor: Marsi hyn në Dash. Do jetë pak e vështirë që të kënaqeni me ato që keni arritur financiarisht. Egoja juaj do bëhet më e lidhur me suksesin material kështu që është periudhë delikate meqë do e keni të vështirë ta masni veten emocionalisht por përkundrazi, do e masni veten me shifra.
30 Qershor: Jupiteri lidhet me Plutonin. Për fat të mirë, fundi i muajit ju sjell një boom apo uau financiar kështu që egon do e keni të mbrojtur mirë. Gjërat mund të mos vijnë ashtu siç i keni menduar por do vijnë, kështu që s’keni arsye për tu shqetësuar. Urime!
Qiell të Mbarë.