Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershorvlen për njerëzit që kanë Diellin në Dem, Hënën në shenjën e Demit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Demit.
Dielli është në shenjën e Binjakëve deri më datë 20 Qershor. Gjatë kësaj periudhe do reflektoni për vlerat tuaja dhe nga ana tjetër për gjërat që vlerësoni. Mund të analizoni marrëdhënien tuaj me zotërimet materiale, me njerëzit përreth dhe të gjykoni nëse njerëzit ende i shërbejnë nevojave tuaja. Ndonjëherë pasuritë për të cilat ndjejmë krenari që i zotërojmë, përfundojnë duke na zotëruar. Në muajin qershor do fitoni më shumë kontroll në jetën tuaj duke ndryshuar mendimin mbi gjërat që vlerësoni.
3 Qershor: Afërdita do rilind në shenjën e Binjakëve, meqë bashkohet me Diellin në këtë datë. Do ndjeheni më të sigurt mbi veten, sidomos në aspektin financiar dhe prandaj Afërdita do ju bëjë të ndiheni mirë. Njerëzit për të cilët keni më shumë tërheqje gjatë kësaj kohe janë ata që ju bëjnë të ndiheni më të sigurt me veten, ata që rrisin vetëvlerësimin tuaj dhe të cilën ndajnë të njejtat vlerat me ju.
5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Shigjetarit. Do finalizoni një çeshtje të lidhur me borxhet, me taksat. Do jetë kohë e mirë për të shlyer borxhin ose për të marrë paratë që ju detyrohen. Nëse doni të aplikoni për kredi, bëjeni para datës 5.
18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në Gaforre dhe do jetë i zmbrapsur në Gaforre deri më 12 korrik. Të gjitha format e komunikimit, transportit dhe të menduarit do i rishikoni. Mendjen do e keni shumë të zënë. Mund të ndjeheni konfuzë dhe për këtë arsye duhet të kërkoni për më shumë informacion. Riparoni makinën; kontrolloni gomat; vajin dhe ujin tuaj përpara se të nisni ndonjë rrugë të gjatë. Karikoni baterinë e telefonit; dhe shmangni kontratat apo marrëveshjet deri më 12 korrik. Në diskutimet me njerëzit e tjerë sigurohuni që e keni kuptuar këndvështrimin e personit tjetër. Mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani; mos thoni po nëse nuk jeni të sigurt. Do flisni më shumë me motrat dhe motrat, veçanërisht nëse komunikimi juaj i fundit ka qënë i vështirë, komunikimi tani mund të shërohet shumë.
20 Qershor: Dielli do vijë në Gaforre dhe do jetë aty deri më datë 23 korrik. Do jeni shumë produktivë dhe energjikë. Shëndeti do jetë i mirë dhe do tregoheni më të mençur dhe më të shpejtë se zakonisht. Nëse doni që të rrisni popullaritetin tuaj, mund t’ia dilni.
21 Qershor: Hëna e re në shenjën e Gaforres. Do jeni pak të shpërndarë në drejtime të ndryshme sepse shumë gjëra do kërkojnë vëmendjen tuaj. Mund të bëni një udhëtim të papritur. Nëse keni patur vështirësi ligjore, mund të arrini në një zgjidhje të shumëpritur.
23 Qershor: Neptuni do zmbrapset në shenjën e Peshqve për 5 muaj. Neptuni do ju shtojë imagjinatën. Mund të dalloni nevojën për të vënë kufij me miqtë dhe me kërkesat e tyre. Edhe nëse nuk jeni tip që normalisht i jepet presionit të të tjerëve, ndikimi i Neptunit mund t’ju bëjë konfuz. Besnikëria juaj ndaj njerëzve të caktuar mund të jetë e gabuar për shembull dhe do ju duhet të ecni para pa ta. Mund të jeni pak konfuzë se kë duhet të lini pranë e kë jo.
25 Qershor: Afërdita do drejtohet në shenjën e Binjakëve dhe do vazhdojë në shenjën e Binjakëve deri më 7 gusht. Do preferoni njerëz të qëndrueshëm në vend të atyre që janë më të paparashikueshëm pasi fokusin e keni tek rehatia. Mund të takoni dikë ndërkohë që jeni duke u marrë me para (për shembull mund të jeni në një dyqan apo bankë) ose një njeri që punon me para (si për shembull një kontabilist ose një bankier). Mund t’ia dilni mirë me para gjatë kësaj periudhe ose mund të shpenzoni shumë veçanërisht për diçka të bukur.
27 Qershor: Marsi do hyjë në Dash dhe do jetë në Dash deri më datë 6 janar 2021.Do ju duket tepër e lodhshme që të jeni afër shumë njerëzve kështu që tendenca juaj e përgjithshme këto kohë do jetë që të rrini më shumë vetëm e më shumë në qetësi.
30 Qershor: Jupiteri do lidhet me Plutonin për herë të dytë por të parafundit për këtë vit. Kohët e fundit mund të keni ndierë se bota juaj është bërë më e kufizuar dhe më shtypëse se zakonisht. Rutina mund t’ju ketë mërzitur thellë por e dini që ju pret diçka shumë e mirë dhe kjo gjë është më afër se më parë. Duhet të ndiqni planin që keni në mendje dhe do jetë më e lehtë të keni besim për të eksploruar idetë tuaja. Optimizmi do rritet dhe e dini që është thjesht çeshtje kohe derisa të arrini çdo gjë që doni, jo vetëm në planin financiar por çdo ëndërr personale që keni.
Qiell të Mbarë.