Ngjarja e rëndë e ndodhur në Babrru të Tiranës, ku ish-roja e shkollës 9-vjeçare abuzonte seksualisht dhe shantazhonte një nxënëse të mitur 15-vjeçare, ka ngjallur rreagime të shumta gjatë ditëve të fundit. Organizata “Aktiv për Durrësin” ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se zhvillon pasditen e sotme një marshim sensibilizues kundër ngjarjeve të tilla.
Me anë të një fotografi, të shpërndarë sot në rrjetin social “FaceBook”, kjo organizatë bën thirrje për pjesëmarrje, duke kërkuar që të mos heshtje përballë ngjarjeve të tilla.
Organizata i fton të gjithë sot në sheshin përpara Bashkisë së Durrësit, në orën 16:00, duke kujtuar dhe respektimin e masave, andi COVId-19.