Pas shumë dilemash, është shembur sot në orën 13:00 me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pallatin nr.14 në lagjen 11 , i ashtuquajtur (pallati i vipave). Objekti gjashtë katësh ndodhej në bulevardin “Dyrrah” në Durrës, ndërsa rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Specialistët hapën në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe përdorën 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4. Pamjet pas shpërthimit të godinës, tregojnë se zona ku ndodhej pallati, tani cila është kthyer në gërmadhë.