Secila shenjë e yjeve ka fshehtësitë e veta, atë që e bën të ndjeshëm. Lexoni mënyrën e të menduarit dhe ndjeshmërinë që ndikojnë një disponimin tuaj.
Dashi
Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për shpirtin energjik. Marsi manovron me këta persona kureshtarë dhe të vendosur. Të shpeshta janë problemet me dhimbjet e kokës. Sytë, veshtë dhe hunda janë shkaktarët më të shpeshtë të gjendjes së keqe të organizmit tuaj, por shkaku i natyrës janë në gjendje t’ia dalin me këtë dhe t’i mposhtin dhimbjet. Nëse një person me këtë shenjë bie në depresion, është e prirë për t’ia filluar alkoolit apo madje edhe drogës. Atëherë nuk janë në gjendje ta kontrollojnë problemin. Për ta hequr depresionin, duhet shëtitur nëpër natyrë apo të merreni me ushtrime fizike. Konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë kalium, si sallatë të gjelbër, qepë, spinaq, mollë dhe arra.
Demi
Pjesëtarët e kësaj shenje zakonisht kanë personalitet të fortë, megjithëse shpesh e teprojnë me brengat. Njihet për faktin se janë shumë praktik, të kujdesshëm dhe nuk lodhen. Edhe pse këto veti janë për lakmi, Demi shpejt bie në depresion nëse është i detyruar të bëjë ndryshime në jetën e vet. Venera këta pjesëtarë të horoskopit i ka shpërblyer me pamje të bukur dhe të hijshme. Janë të prirë për problemet me fyt, qafë dhe gjëndrat tiroide. I ftohti i parë mundet t’ju shkaktojë inflamacione në fyt por kjo mund të jetë edhe si pasojë e shqetësimeve. Parandalimi i këtyre sëmundjeve te ta është ilaçi më i mirë. Ndryshoni rrethin, njerëzit dhe ushqimin. Ju ndihmojnë ushqimet si pemë e perime dhe fruta të gjelbër.Binjakët
Merkuri, kryesori për komunikim dhe shpejtësi, manovron me këtë shenjë. Binjakët janë të shoqërueshëm, intelektual dhe gjithmonë në lëvizje. Rrallëherë se ndajnë kohë të mjaftueshme për ushqime, zakonisht marrin kafe për kafjall apo ujë e çips për drekë. Binjakët janë shumë aktiv dhe kanë personalitet të mirë saqë argëtojnë të gjithë përreth vetes. Janë të dëshirueshëm në shoqëri, por për veten e tyre nuk kujdesen mjaftueshëm. Me ushqimin e dëmshëm dhe me pushim jo të mjaftueshëm, këta persona aktiv dhe shumë të mençur veten e sjellin në situatë shumë nervoze. Më shumë kanë probleme me sistemin nervor, shpinë, duar dhe mushkëri. Depresioni dhe pengesat nervore shkojë krah për krah. Hani kajsi, mollë, selino, shparguj, bishtaja të gjelbra.
Gaforrja
Gaforrja është kreative, e ndejshme dhe person intuitiv. Kënaqet në shtëpinë e vet. Ndjeshmëria e tepërt është shkaktar i problemeve shëndetësore të çuditshme. Gjendjet me depresion nuk janë të rralla. Personat e lindur në këtë shenjë duhet pasur kujdes mos të merren me problemet e të tjerëve dhe ndjenjat që mos t’i marrin për zemër, në të kundërtën nuk do të mund të shmangin stresin e depresionin dhe tensionimet nervore. Kjo shenjë lidhet me lukth, veshka, gjoks dhe sistemin e tretjes. Kënaqen në qetësi, mendojnë në vetmi.
Luani
Luani është shenjë e mençur, e lumtur, e gjallë dhe plot me pasion, i rrethuar me plot miq dhe të njohur. Optimizmi dhe energjia e Luanit inspirojnë ata më pak ambicioz derisa inkurajojnë optimistët për arritje edhe më të mëdha. Por, Luani është i ndjeshëm në ngarkimet e tepërta. Nevojitet nganjëherë të thoni ‘jo’ dhe të mësoni ta kanalizoni entuziazmin tuaj në hapësirat e sakta të interesit. Viruset dhe gripi lidhen shpesh me juve, sidomos kur një Luan është i lodhur dhe në depresion. Pushimi diku me klimë të ngrohtë do të bëjë që përsëri të shkëlqeni si më parë. Konsumoni sa më shumë drithëra, oriz. Mos e harroni as fasulen, bizelen, mjedrat dhe shpargujt.
Virgjëresha
Edhe pse shumica e këtyre personave në këtë shenjë duken të ftohtë, se nuk janë të interesuar dhe pa emocione, thellë brenda tyre fshihet dëshira për dashuri. Nga arsye të panjohura këta persona kanë telashe me gjumin dhe me mbajtjen e emocioneve të tyre. Atëherë depresioni është real, e brenga e tyre dhe shqetësimi është edhe më i madh. Barku, zorrët dhe lukthi lidhen me Virgjëreshën. Pjesëtarët e kësaj shenje kanë probleme me lëkurë. Kur kjo shenjë është në depresion, nuk i kontrollon dot emocionet. Ikni nga situatat që përbëjnë sfidë për juve. Pushoni dhe mendoni të qetë. Ngjyrat e hershme të vjeshtës sjellin ngrohtësi te ju derisa ju ofrojnë edhe qetësinë. Hasi sa më shumë sallatë të gjelbër, karota, dredhëza dhe prodhime të grurit.
Peshorja
Subjekti i planetit Venerë ka nevojë të theksuar për mirëkuptim për t’u ndjerë të kënaqur. Gjithmonë është në kërkim të bukurisë, e pjesëtarët e kësaj shenje vranësinë e shohin si shqetësim emocional. Shkaku i natyrës së tyre të tjerët jua kanë lakmi, që te ata zgjon atë ndjenjën kur nuk ndihen rehat dhe kështu shkaktojnë depresion. Në ato momente kanë përshtypjen se e kanë lënduar dikë. Pushimi dhe meditimi janë të domosdoshëm për ta arritur sigurinë nga brenda. Kërkoni bukurinë nëpër muze, natyrë apo muzikë. Kjo shenjë lidhet me lëkurën, veshkat dhe pjesën e poshtme të shpinës. Nuk ia pranojnë vetes se sëmuren apo se nuk janë të lumtura, sepse rrallëherë sëmuren dhe gjithmonë janë të lumtura. Konsumoni më shumë misër, kikirikë, mjedra, selino, dredhëza, grurë dhe gjellë me oriz.
Akrepi
Shkëlqimi dhe gatishmëria e paraardhësve të Plutonit shfaqet më së miri nëpërmjet përgjigjeve të shpejta dhe të mençura për secilën pyetje. Mirëpo, pasi këtyre personave zemërimi nuk është anë, fjalët e tyre lehtë bëhen armiqësore dhe arrogante dhe shpesh sjellin edhe ndarjen midis shoqërisë. Pasi që për pjesën më të madhe të tyre vlen fakti se janë të zjarrtë dhe dramatik, ndryshimet e tyre në diskonim janë të shpeshta dhe drastike. Këto ndryshime të shpeshta në ndjenjat e Akrepit i fshehin nga të tjerët, që krijon konflikt me veten e tyre. Nuk është çudi që këta persona shpesh shkojnë te mjeku që ka vështirësi në caktimin e diagnozës. Kjo shenjë lidhet me organet gjenitale. Por, problemet më të shpeshta i kanë me stresin dhe nervat. Ju sugjerohet të pushojnë në qetësi dhe në atmosferë të relaksuar. Shmangni njerëzit që ju zemërojnë. Hani më shumë sallatë të gjelbër, lakër jeshile, lakër Brukseli, mjedra, qumësht dhe pemë me lëvozhgë të fortë.
Shigjetari
Pjesëtarët e kësaj shenje adhurojnë të gjitha llojet e aktiviteteve. Janë gjithmonë në lëvizje, por kjo sjell probleme të shumta me nyjat e duarve dhe këmbëve. Shigjetarin është lehtë mund ta përfshini në konflikt verbal dhe intelektual. Edhe përkundër kësaj, janë miq të mirë. Me këtë shenjë manovron Jupiteri, e falë tij shpesh bien në gjendje depresioni. Kjo shenjë lidhet me kofshët, ijët, mëlçinë dhe gjakun. Kur Shigjetari ballafaqohet me reumatizmin apo me thyerjen e këmbës apo dorës, duhet të kini kujdes dhe ikni tutje prej tyre. Shërimi sa më i shpejtë për ta është i nevojshëm sepse ata nuk jetojnë dot nëse nuk janë në lëvizje. Derisa shërohen ofroni literaturë për ta mbajtur gjallë kreativitetin e tyre. Hani mollë, shparguj, sallatë të gjelbër, bishtaja, fik dhe drithëra.
Bricjapi
Saturni, zotërues i disiplinës dhe shkathtë- sisë, posedon vendosmërinë, lojalitetin. Këto personalitetet shpesh konsiderohen të vetme. Bricjapi është i lindur për lider prandaj shpesh, si në familje po ashtu në punë, marrin pozitën me përgjegjësi, më shumë se sa që pritet prej tyre. Edhe pse rrallë ankohen se kanë obligime, kjo mundet të ndikojë në rritjen e shtypjes së gjakut, stres dhe mungesë vullneti. Për ta mposhtur këtë, rrethohuni me njerëz që nuk kanë brenga dhe të janë të lumtur. Gjithçka që sjell lumturi dhe diskonim të mirë, duhet përdorur në luftën kundër depresionit. Kjo shenjë lidhet me shpretkën, eshtrat, gjunjët dhe të gjitha nyjat. Pjesëtarët e kësaj shenje kur plaken sëmuren nga reumatizmi apo nyjat, por jetojnë gjatë. Ushqimi i tyre është i thjeshtë, madje nganjëherë edhe pa shije. Konsumoni më shumë qumësht, djathë, jogurt, dhe drithëra.
Ujori
Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për ndryshimet e tyre të shpejta në diskonim dhe lehtë dalin nga vetja e tyre dhe njihen si të zemëruar dhe të vrazhdë. Manovruesi i tyre Urani, sjell gjendjet befasuese dhe të papritura por edhe procesin e shpejtë të mendimit. Kjo shenjë posedon një instinkt të madh për humanizëm dhe dashuri ndaj njerëzimit, si një kuptim intuitiv i njerëzimit dhe jetës. Depresioni dhe telashe me sistemin nervor janë të shpeshta te ata që kanë lindur në këtë shenjë. Nyjat po ashtu janë të ndjeshme, e duhet pasur kujdes edhe nga venat e zgjeruara dhe qarkullimi jo i mirë i gjakut. Janë imagjinarë, mendojnë shumë, e duhet konsumuar ushqimet si banane, rrepkë, kikirikë, gjalpë dhe djathë.
Peshqit
Pjesëtarët e kësaj shenje kanë shputa të ndjeshme, por se duhet pasur kujdes edhe nga inflamacionet në mushkëri, ftohjet dhe problemet tjera me organet e frymëmarrjes. Planeti Neptun ju ofron një dozë misteri dhe forcë intuitive. Peshqit njihen për faktin se marrin për barrë problemet e huaja dhe i përjetojnë ato. Falë kreativitetit të tyre janë në gjendje të mendojnë për sëmundjet e pamenduara dhe të besojnë se vuajnë prej tyre, megjithëse për to vetëm kanë mundur të dëgjojnë. Janë gjithnjë në kërkim të harmonisë, ekuilibrit dhe qetësisë. Kur e kuptojnë se mendimi i tyre i errët është shkas për depresion, mundohen shpejtë ta mposhtin atë gjendje. Shmangi vetminë. Dëgjoni muzikë, pushoni e lexoni. Hani më shumë drithëra, sallatë të gjelbër dhe kunguj.