Tashmë që kanë kaluar tre muajë pasi COVID-19 u shfaq në SHBA, Europë e Azi, pas Kinës ku u shënuan rastet e para,sipas Worldometers shifra e të prekurve në gjithë botën ka shkuar në rreth 7,2 milion, përkatësisht 7,199,554 Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në rreth 7,2 milion, ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 408,737.Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 113,055 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 40,597, Brazili me 37,312 viktima Italia me 33,964, Franca me 29,209 dhe Spanja me 27,135.Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 3,536,686 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,2 milion raste aktive që presin të shërohen. Kjo është beteja më e madhe po “luftojnë’ shumë vende të botës, ndërkohë që autoritet e shëndetsisë i tremben rikthimit të virusit në muajin tetor.