E pazakontë,gjyshërit në Gioia del College,në provimin e shkollës së mesme

Është e vërtetë: “Provimet nuk mbarojnë kurrë në jetë.” Kështu shprehet Michele Emiliano, Guvernatori i Puglias, i cili ka dashur të përciell një mesazh të fortë për të gjithë, që të mos heqin dorë kurrë nga ëndërrat. Këtë e ka bërë nëpërmjet shembullit të tre gjyshërve nga Gioia del Colle, në Itali,  të cilët në ditët në vijim do ti nënshtrohen  provimeve të shkollës së mesme. Në përkushtim të punës, ata kurrë nuk kishin arritur të përfundonin shkollën e mesme dhe falë vullnetit, përkushtimit ja kanë dalë që dhe në kohë pandemie të pregatiten për provimet e maturës. “Edukimi është një e drejtë e çmuar – thotë  Emiliano – një mundësi e jashtëzakonshme për të ushqyer shpirtin. Për këtë arsye, unë admiroj vendosmërinë dhe pasionin e Nicola, Chella dhe Imma të ‘Qendrës së Hapur”  për të moshuarit’ në Gioia del Colle, të  cilët do ti nënshtrohen provimeve të shkollës së mesme falë projektit  ‘Në shkollë , Media 80’, i cili po zbatohet në qendrën ku ata janë pjesë.  Falënderoj Valerio Passerotti, koordinator i ekipit arsimor të “Qendrës së Hapur”, që ndau këtë histori të bukur me mua, gjithashtu e mundur falë profesionalizmit dhe entuziazmit të arsimtarëve të përfshirë në këtë projekt “. “Unë mendoj se këta tre pensionist, janë vërtet një shembull për të rinjtë, në mënyrë që ata kurrë të mos heqin dorë nga dija dhe të ndjekin gjithmonë ëndrrat e tyre – përfundon Emiliano -. Imma, Nicola, Chella: Puglia ju përgëzon,” shton ai.

 

Author: admin