“Tanusha”, viziton Portin e Durrësit, rikthehen jahtet turistike për shërbime portuale

Në Portin e Durrësit, rikthehen jahtet turistike për shërbime portuale. Lajmin e bënë të ditur vetë Autoriteti Portual i Durrësit.  Dhe pse vizitorët ende nuk mund të zbresin në qytet, për shkak të masave anticovid, pranë Portit të Durrësit dhe më të madhit në vend, rikthehen jahtet turistike. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, APD ka njoftuar se jahti me një emër shqiptar, “Tanusha”,  mbërriti dje, më  11 qershor në port, ku u ankorua në molin me nr.4, në qendër të portit.

Postimi i plotë:

Autoriteti Portual Durres

Sot Portin e Durrësit e vizitoi “Tanusha”, rikthehen jahtet turistike për shërbime portuale?

Një jaht turistik ?me emrin shqiptar “Tanusha” ka mbërritur sot paradite në portin e Durrësit. I regjistruar në portin George Toën, ai u ankorua në molin nr. 4, në qendër të portit.
Jahti, i cili do të marrë një sërë shërbimesh portuale ka një gjatësi prej 57,5 metra dhe është ndërtuar në vitin 2009.
Në të njejtin vit daton edhe ndërtimi i jahtit “Siren”, i cili u ankorua në të njejtën kalatë po sot paradite. “Siren”, i cili mbërriti nga Valencia ka një gjatësi prej 38 metrash.
Pas tre muajve të pandemisë për shkak të Covid 19, jahtet turistike po rikthehen gradualisht në portin e Durrësit.
Megjithëse turistët nuk mund të zbresin ende në qytet, rritja e numrit të anijeve turistike në port dëshmon për një sezon premtues gjatë stinës së verës 2020.
Që nga fillimi i muajit maj në port janë ankoruar 8 jahte të madhësive të ndryshme, ndërsa në periudhën janar-prill numri i tyre ishte vetëm katër.

 

Author: admin