Policia Vendore në Durrës, deklaroi se ka arrestuar në flagrancë dy persona në Shijak, pasi akuzohen për “vjedhje të kryer në bashkëpunim”, duke “shpërdoruar detyrën.
Njoftimi i plotë:
Shijak
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasit:
B.Ç., 36 vjeç, banues në Vorë;
Xh.S., 30 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye pasi në ambjentet e një firme tullash në Maminas, ku dhe ishin të punësuar me detyrë manovrator të mjeteve, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke vjedhur nafte.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.