Parashikimi i PAOLO FOX për 30 qershor 2020

Ky është horoskopi për ditën e martë 30 qershor 2020 . Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Një person mund t’iu krijojë probleme dhe të tregohet skeptik me ju. Në këtë moment, do të keni mundësi që të bëni projekte dhe propozimet me të cilat do të përballeni do të jenë të rëndësishme. Diçka do të zhbllokohet.

Demi

Humori nuk do të jetë ndër më të mirët, ku do të jeni mjaft të ndjeshëm, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Duhet të bëni kujdes me financat si dhe duhet të rikontrolloni shpenzimet.

Binjakët

Venusi do ju ndihmojë që të mendoni pozitivisht. Nëse jeni përballur me probleme ekonomike, shumë shpejt situata do të përmirësohet. Gjithashtu, lodhja do të ndihet.

Gaforrja

Nëse gjatë kësaj të marte do të bëni diçka ndryshe, mund të jeni të surprizuar nga emocionet e bukura. Dashuria paraqitet mjaft mirë, ashtu sikundër edhe raportet me të tjerët. Në punë, gjërat do të ecin më mirë.

Luani

Dashuria do të ecë mjaft mirë, pasi Venusi dhe Marsi janë në anën tuaj. Nëse diçka që nuk shkon në punë ose në sferën financiare, ky është momenti i duhur për të gjetur zgjidhje.

Virgjëresha

Në dashuri ka një problem që kërkon zgjidhje, ndaj bëni mirë që të flisni. Gjatë kësaj dite nuk jeni në maksimumin tuaj, por mund të keni një ide të mirë. Mundohuni që të mos përfshiheni në polemika.

Peshorja

Ky është një moment i mirë për dashurinë, ndaj mos lejoni që problemet e jashtme të shkatërrojnë gjërat. Doni të qëndroni me njerëzit që doni, por gjatë kësaj dite nuk do e keni të mundur. Vonesat e akumuluara në punë, do ju bëjnë nervoz.

Akrepi

Dielli dhe Hëna do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, duke zgjuar dëshirën për të dashuruar. Edhe takimet paraqiten mjaft të favorshme. Në punë, do të keni mundësi që të merrni më shumë dhe të bëni kërkesa që mund të pranohen.

Shigjetari

Do të bënit mirë që të shmangni problemet në dashuri, pasi Venusin e keni kundër. Ka diçka që do ju tensionojë, . Në punë, ndodheni në një fazë rikuperimi.

Bricjapi

Nëse keni probleme, mundohuni që të rrini jashtë çdo lidhjeje. Bëni mirë që të mos përfshiheni në polemika. Keni nevojë për zhvillime dhe stimuj të rinj.

Ujori

Ndikimi i favorshëm i Venusit, do ju lehtësojë në jetën tuaj sentimentale. Mundohuni që ti vini idetë tuaja në praktikë, pa pasur shumë frikë. Mund të diskutoni, nëse diçka nuk shkon siç duhet. Po ashtu duhet të bëni kujdes me fjalët.

Peshqit

Nëse në dashuri ka probleme, tashmë do të ketë rikuperim, ndërsa duhet pak durim. Gjërat në punë, do të nisin që të ecin më mirë dhe shumë shpejtë Venusin nuk do e keni më kundër.

Author: admin