Në mënyrë të veçantë, vera kërkon një dorë të mirë të ardhurash për t’u shijuar siç e meriton, por ky vit ishte mjaft surpriza të pakëndshme, prandaj këshilla më e mirë është kurseni
Mund ta shijoni, edhe nëse nuk harxhoni çdo ditë para, sepse e dimë që në fund do të pendoheni.
Nëse s’ju vjen asnjë alternativë përveç kafes, urdhëroni!
- Gatuani një recetë të re me përbërës që ju ndodhen në shtëpi.
- Regjistrohuni në kurse falas për aktivitet fizik.
- Organizoni dollapët nga e para.
- Xhirot/vrapi nga liqeni janë gjithnjë alternativë e mirë kur s’do të shpenzosh para.
- Merr rreze dielli tek tarraca jote, e ndonjë shoqeje apo ku të mundesh!
- Eksperimento me ndonjë model të ri flokësh.
- Praktiko metoda të reja grimi dhe zbulo cila të përshtatet më shumë.
- Bëj një piknik me miqtë
- Përdore YouTube-in për karaoke.
- Bëj një xhiro me biçikletë.
- Bëj gjumin e rehatshëm që s’e bëre kurrë.
- Mëso si bëhen ca biskota të mira me çokollatë.
- Kalo më shumë kohë në lagje!!
- Bëj trajtime SPA-je në shtëpi
- Fshi email-et që s’të duhen më!
- Fillo organizo udhëtimin e radhës ndërkohë që kursen ca para!
- Dil një mëngjes për të parë lindjen e diellit.
- Kaloje pasditen duke folur në video me një shok/shoqe që jeton larg.
- Merr makinën dhe dil për një xhiro diku larg.
- Mëso si bëhet pica perfekte.
Përshtatur nga Pop Sugar