Dyshja e famshme, Getoar Selimi dhe Majk kanë publikuar projektin e ri muzikor me titull “Je t’aime”. Tekstin e kanë realizuar të dy djemtë, ndërsa për muzikën Geti ka bashkëpunuar me Alandyn. Njëjtë si videoklipet e tjera të Getoarit, edhe ky është po aq luksoz me veshje të markës, makina të shtrenjta dhe nuk kishte si të mungonte edhe shampanja. Edhe ka vetëm një orë që është lançuar ‘Zhytem (Je t’aime)’ është pëlqyer shumë nga publiku, duke pritur në këtë mënyrë të jetë hiti i verës.