Ajo është pa diskutim një nga artistet më të dashura të skenës shqiptare e cila prej më shumë se dy dekadash numëron dhjetra hite, çmime të fituara në spektaklet më të zë të muzikës e jo vetëm. Me një karrierë të gjatë në muzikë, nuk kishte sesi Soni Malaj të ndalej, apo të largohej nga skena ashtu siç mund të kenë bërë shumë kolege të sajat. Ashtu siç ka treguar edhe në disa postime në Instagram, ajo pritet të sjellë këtë verë një super hit me Tunën dhe Ylli Limanin. Bashkëpunim ky që nuk është konfirmuar zyrtarisht nga artistët, por shenjat janë aty. Gjithsesi sot do të bëjmë një throwback të vogël, meqë Soni na e kujtoi, me një nga këngët më të suksesshme të saj. Me anë të një postimi në Instagram, ajo tregon se “Me faj, pa faj” është një nga krijimet që ka më shumë përzemër në karrierën e gjatë muzikore.
Për Sonin, ky projekt i vitit 2009, është kaq i veçantë dhe i dashur falë violinës së Ervin Gonxhit, që e ka kthyer atë në një përrallë të vërtetë orientale. Të paktën kështu e quan këngëtarja. Sonin e njohim si mjeshtre të baladave, por ja që kënga e saj e preferuar nuk paska të bëjë me zhgënjimin apo dilemat e dashurisë.