Kur vjen puna tek rubrika “Ask me a question” në Instagram, Dojna Mema poston jo rrallë dhe përgjigjet e moderatores në jo pak raste janë pikante.
Këtë herë, Dojna e ka nisur vetë gjysmën e pyetjes (“A është normale që…”), duke shtyrë kështu ndjekësit ta plotësojnë pjesën tjetër me atë çka u bën më tepër përshtypje. “A është normale të jesh e virgjër 19 vjeç?”, ka pyetur një ndjekëse dhe Dojna nuk është kursyer me përgjigjen.
Sipas moderatores, vetë natyra e pyetjes nuk është normale, sidomos e ardhur nga vajzat. “Një herë e mirë”, ka shkruar Dojna, “Një cipë nuk përcakton sa vajzë e mirë, e përdalë apo e prapambetur je. Nuk tregon asgjë për ty, por tregon gjithçka për dikë që ta vë në dukje apo ta bën si pyetje!”
Më qartë se kaq, vështirë se mund t’i përgjigjej kësaj pyetje Dojna…