Sfidat me të cilat përballemi të gjithë mund të bëhen mjaft dërrmuese dhe një nga gjërat më të vështira është të qëndrojmë pranë një anëtari të familjes ose një miku të ngushtë kur po kalon një dhimbje të madhe. Askush nuk meriton të ndihet u tronditur dhe i trishtuar për një kohë të gjatë, kështu që nëse mundemi, bëjmë gjithçka që kemi ne dorë për të kuptuar se si të gëzojmë atë person.
Secila prej shenjave të astrologjisë ka mënyrën e vet të kalmit të një situate të trishtuar apo të tensionuar. Disa shenja janë më të mira për te përcjellë pozitivitetin tek ai person që ka nevojë. Për fat të mirë, astrologjia dhe horoskopi janë udhëzues mirë për të kuptuar kujt duhet ti qëndrojmë pranë.
Dashi: Për t’ju ngritur humorin do të gjejë një zgjidhje të papritur dhe shumë të vecantë si p.sh një xhiro me kuaj, një udhëtim të shkurtër apo një park lojrash.
Demi: Ka një mënyrë më të thjeshtë për të sjellë paqen dhe mirësine tëk dikush që është i mërzitur. Ai preferon përqafimet, mesazhet e bukura, gatimin dhe muhabete për të larguar mëndjen.
Binjakët: mundohen ta heqin mërzitjen me anë të humorit. Një film për të qeshur do të ishte ideali!
Gaforrja: Janë dëgjues të mirë, nuk ka zgjidhje më të mirë për ta se sa të dëgjojnë të tjerët në mënyrë që të shfryhen dhe më pas të ndihen më mirë.
Luani: Mendon se mënyra ideale për të gëzuar një shok ose shoqë të mërzitur është të jenë të pranishëm gjithmonë apo t’i çojnë për t’u relaksuar ndoshta në një spa apo pranë detit.
Virgjëresha: Është e gatshme të rregullojë problemin që bën mikun e tyre të ndihet keq. Por jo gjithmonë është e mundur! Kështu zgjidhja tjetër është ta çojnë në një vënd të qetë ku t’i dëgjojnë ose t’i mbështesin dhe pa folur, por duke u qetësuar.
Peshorja: Do të zgjidhte një terapi të lezetshme si ajo në prani të qenushave, duke i shwtitur ato dhe duke folur për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes.
Akrepi: Shprehjet pozitive me mesazhe, apo me letra të vogla nëpër mure është ajo që një person në shenjën e Akrepit do të bënte gjithmonë. Në këtë mënyrë do ti kujtonte mikut dicka pozitive në çdo moment.
Shigjetari: Mendojnë se aktivitet fizike janë zgjidhja e duhur pasi nuk të lejojnë të mendosh për shumë kohë rreth çështjeve të tjera.
Bricjapi: Për të gëzuar të tjerët nuk ka mënyrë më të mirë për bricjapin se sa një gjumë i thellë. Ata do tè jenë aty duke u kujdesur që asnjë mos t’ju shqetësojë.
Ujori: Do ju mbushin mëndjen që më e mira do të ishte të merreshit më problemet e të tjerëve, duke punuar për bamirësi ose me shoqata të ndryshme.
Peshqit: janë shumë të kuptueshëm ndaj dhe do të kenë një pikpamje tjetër ndoshta më pozitive rreth çështjes dhe do t’ju ndihmojë ta mendoni ndryshe.