Klea Huta mirëpriti në jetë fëmijën e parë rreth katër javë më parë. Por përveç momenteve të bukura me Kridin, Klea Huta po përballet edhe me vështirësi në rritjen e tij. Ndaj ajo tregoi një listë të fjalëve që nuk dëshiron të dëgjojë. Mes tyre është fraza kur i thonë që duket e lodhur dhe pyetja nëse bebi fle shumë natën.
Ja lista:
-O Zot, ti dukesh shumë e lodhur!
-Ende nuk po fle bebi yt natën?
-Foshnja im flinte gjumë që në ditën e parë!
-Provo qumështin me formulë!
-Bashkëshorti im gjithmonë ngrihet natën për të ndihmuar!
-Kjo nuk duket normale!
Ndërsa në përshkrimin e fotos, Klea shkroi: “Qartë?”