Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foto nga darka e ogranizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës, disa ditë më parë të organizuar në rezidencën e saj. Pjesëmarrës në darkë, nga ajo që duket në foto, ishin vetëm 16 persona, figurat kryesore të politikës të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, dhe staf i Ambasadës.
Nga ajo që duket në foto është fakti se presidenti Ilir Meta ka shkuar në darkë me vajzën e tij të madhe, Borën. Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi qëndrojnë të heshtur e seriozë krah njëri-tjetrit.
Pamje nga darka
Ndërsa në anën tjetër, qëndrojnë krah njëri-tjetrit, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa ambasadorja Kim, krahas fotove ka postuar një mesazh falenderues për krerët e politikës që ishin të pranishëm në përvjetorin e 244-t të SHBA.
“E nderuar të festojë 224 vjetorin e pavarësisë së SHBA me presidentin Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçin, Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj. Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë për urimet e mira dhe shpresoj që vitin tjetër të festojmë më shumë,“- shkruan Kim.
Ambasada Amerikane organizoi festime më 1 korrik, ditë që ambasadorja Yuri Kim ftoi një grupim të vogël njerëzit në rezidencën e saj për të mbajtur festimet duke bërë bashkë krerët e politikës shqiptarë, si asnjëherë më parë.