Policia e Fierit ka vijuar kontrollet me radar në rrugë të ndryshme dhe sot ka kapur një makina që ecte me 236 km/h. Në një njoftim për mediat, blutë e Fierit bëjnë me dije se kanë ndaluar drejtuesin e mjetit luksoz, i cili po ecte me shpejtësi të papranushme në kulmin e trafikut. Më tej shtohet se prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë–Vlorë gjatë kontrolleve.