Sërish shifra të larta të rasteve me koronavirus në vendin tonë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë identifikuar 74 raste të reja me COVID-19, ku 22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnjë, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.
NJOFTIMI I MSH-së
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje cdo qytetari: Tregoni kujdes cdo dite me respektimin e rregullave.
Shmangni grumbullimet.
Ruani distancën me njeri-tjetrin.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Ruani higjienen personale dhe kolektive.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.
Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv.
Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen ccdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe nje here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)
Testime totale 28801
Raste pozitive 2893
Raste të shëruara 1657
Raste Aktive 1160
Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 449
Durrës 205
Shkodër 169
Vlorë 119
Lezhë 60
Fier 48
Korçë 36
Kukës 20
Elbasan 16
Berat 16
Gjirokastër 13
Dibër 9