Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg fejohet me një shqiptar

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar me aktorin shqiptar Genc Legrand.

Çifti e ka bërë të ditur lajmin përmes llogarive të tyre në Instagram, ku edhe kanë ndarë një foto me unazën në gisht.

“Jam e fejuar! Jam shumë e emocionuar që do ta jetoj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Te dua shumë,” shkruan në postimin dedikuar partnerit të saj prej tre vitesh, 23 vjeçarja.

Genc LeGrand, gjithashtu 23 vjeç, është me origjinë nga Tetova, por ka lindur në Zvicër. Për të ndjekur karrierën e tij në aktrim, ai u zhvendos në Los Anxhelos në SHBA, ku edhe u njoh me Destry në vitin 2017 .

Legrand ka bashkëpunuar me Steven Spielberg në filmin “West Side Story”, që pritet të dalë së shpejti në kinema.

 

Author: admin