Përveç gjithë gjërave të bukura, vera është e mbushur me “siklete” të vockla. Siç janë përshembull njollat e djersës në bluzën apo fustanin e ri. Sa i sikletshëm është ai moment?
Krijimi i këtyre njollave vjen nga djersa, por edhe nga deodorantët jocilësorë, të cilët nuk janë aq të mirë sa reklamohen.
Para se të vazhdoni të ankoheni, po ju themi se ka një zgjidhje dhe nëse doni, mund ta provoni që tani!
Ju duhet vetëm limon, ujë dhe sodë buke.
Fillimisht fërkoni njollën me një përzierje prej lëngu limoni dhe uji.
Nëse ajo nuk largohet lehtë, hidhini sipër sodë buke të holluar me ujë dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta.
Më pas shpëlajeni para se ta fusni në rrobalarëse si zakonisht.
Vodka, poashtu, ka vërtet efekt në heqjen e njollave të bardha nga rrobat më ngjyra të errëta. Për të hequr njollën, hidhni pak vodka mbi të dhe lëre disa minuta.
Efekti do të shihet pothuajse menjëherë. Megjithatë është mirë ta mbash edhe më shumë, në varësi të njollës, por mos e lini më shumë se një orë.