Libri i fundit i botuar nga Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle me titullin “Gjetja e Lirisë”, duket se ka shkaktuar një furtunë të vërtetë mediatike.
Marrëdhëniet e vështira të Meghan me babain e saj, janë përshkruar hollësisht në librin që sipas The Sun, është më i shituri në Amazon UK. Babai i dukeshës së Sussex-it, Thomas Markle i është përgjigjur publikisht së bijës se ky nuk është momenti i duhur për të nxjerrë botime të tilla pasi bota po vuan pasojat e pandemisë globale. Babai i Meghanit shtoi se ai “nuk e vlerëson më njeriun në te cilin ajo është transformuar “.
Libri zbulon shumë detaje personale nga jeta e tyre.
Marrdhëniet e Meghan me babain e saj kanë qenë gjithmonë shumë te lëkundura qëkur ajo u emërua me titullin ‘’Dukeshë e Sussex-it’’.
Thuhet në libër se Meghan ka ndërprerë marrdhëniet me babain e saj qëkur ai nuk mori pjesë në damsën e saj mbretërore. Ajo shtoi se la dhjetëra mesazhe për babanë e saj, madje duke i thënë edhe se një makinë do ta çonte në aeroportin e Los Anxhelosit, në mënyrë që ai të mund të shkonte në Londër për ceremoninë. Por, pavarësisht mesazheve të shumta që ajo i dërgoi ’, ai nuk pranoi të futej në makinën që po e priste.