Nga Bejdo Malo
Adrenalinës së Partizanit këtë vit i shtohet dhe stadiumi i ri e kompleksi universal i stërvitjes.
“Në këto vitet e fundit Partizani është ndërtuar për kampion”. Ky është perceptimi i të gjithë atyre që dashurojnë “Partizanin”. Merita për këtë i takon Gazmend Demit, këtij biznesmeni që e ringriti nga hiri “Partizanin” dhe sot na bën që ta ndjekim atë me emocion në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje. Ishte aftësia dhe investimi i Gaz Demit ajo që e shpuri ekipin e “Partizanit” në këtë stad. Nëse e analizion kampionatin e sivjetshëm, ekipi ka luajtur më me dinjitet se kurrë. Së pari, Partizani fitoi një ndeshje shumë të madhe siç është ajo e pandemisë Civid-19, falë Presidentit Gaz Demi po dhe drejtuesit serioz dhe shumë i përgjegjshëm siç është Olsi Rama. E kanë plotësuar më së miri njëri- tjetrin këta dy personazhe për të bërë një “Partizan” dinjitoz me mentalitet fituesi. Po të analizojmë gjithë kampionatin, të gjithë duartokasin punën e e stafit të “Partizanit”, por respekti më i madh shkon për atë që derdh paratë, Gazmend Demin. Ai solli tek “Partizani” qetësinë, mirëkuptimin, betejën e ndershme në fushë. Këtë kampionat ekipi në shumë ndeshje ishte i dënuar nga arbitrat, por asnjëherë nuk u humb ekulibri. Mjafton t’i hedhësh një sy formacionit që luajti me “Vllazninë” dhe mbushesh me optimizëm, se ky “Partizan” ka gjunjë për kampion. Duke filluar nga Hoxha në port, Trashi, Belica, Dajci, Idrizaj në mbrojtje, Kodra, Telushi, dhe Broja në mesfushë dhe në sulm Cardiero, Solomoni dhe Bardhi të krijohet përshtypja se viti që vjen do jetë një histori dinjitoze për “Partizanin”. Por dhe me Tiranën, ekipi i demave luajti si kampion në fuqi, duke dhënë një leksion futbolli modern. Partizani është një ekip i mbushur me të rinj, me konkurencë, me djerse në stërvitje. Nuk është e lehtë të luash futboll, duhet të djersish shumë në fushë për të arritur në profesionalizëm.
Po lajmi më i mirë është ai që Ilir Daja trajner i ardhshëm i “Partizanit” kjo të bind që “Partizani” është një skuadër e madhe dhe kërkon gjithmonë më të mirët. Aktualisht Ilir Daja është një nga më të mirët në vend. Une qe kam pasur fatin te kem patur shoke klase Perlat Musten, Artur Lekbellon dhe Arjan Ametaj dhe pedagoge legjendaret e “Partizanit”, Berishen, Brecaj, Lame dhe Fagun them me plot gojën se “Partizani” i Gaz Demit është më moderni, më bashkëkohori dhe më i prespektivës.
“Partizani” modern i Gaz Demit do të ketë dhe qershinë mbi tortë, stadiumin e ri, i cili është një investim shumë serioz dhe një stadium bashkëkohor më cilësori në Shqipëri në të gjitha drejtimet. Investimi është disa milionë eurosh dhe ajo që është kryesorja do të jetë një impiant sportiv shumë modern sipas standarteve të FiFA dhe UEFA….