Nëse lyeni flokët vetë ose të dikujt tjetër, sado të kujdeseni, mund të përfundoni me njolla boje në ballë, krahë, duar, veshë dhe ç’është e vërteta duhet pak kohë të largohen. Nuk e dimë se çfarë përdoni ju në raste të tilla, por ne kemi 4 zgjidhje që i zhdukin menjëherë njollat e bojës nga veshjet.
Vazelina
Aplikoni pak vazelinë në zonën e ballit dhe veshëve para lyerjes së flokëve. Nëse boja iu bie në krahë, mos e fërkoni lëkurën derisa ta ripni pasi ka zgjidhje të tjera.
Miksoni alkool me detergjent enësh: Zhysni një copë pambuk në alkool dhe më pas shtoni disa pika detergjent pjatash. Pasi të jenë përzier këta përbërës, aplikojeni tek njolla e bojës e cila do të zhduket.
Përzieni sodë buke me detergjent enësh: Alkoolin në rastin më lart mund ta zëvendësoni me sodë buke dhe do të ketë të njëjtin efekt tek njollat. Aplikojeni përmes një pecete duke fërkuar njollën.
Uthull: Do ta ndjeni pak në lëkurë, por uthulla funksionon shumë mirë kur bëhet fjalë për të larguar njollat e bojës. Aplikojeni përmes një pambuku dhe mbajeni për tre deri pesë minuta.