– Dashi
Personat e shenjës së Dashit janë të pasionuar dhe iu pëlqen loja. Ata nuk kanë frikë të marrin iniciativën, nëse dikush i pëlqen dhe duan të takohen me të sa më shpejt të jetë e mundur. Keni një tip romantik dhe bini shpejt në dashuri me dikë të ri. Gjithsesi, ju qëndroni gjithmonë vetvetja, dëshironi romancë me zë të lartë, jeni të guximshëm dhe të drejtpërdrejtë. E përfytyroni gjithnjë veten duke i thënë fiksimit se e pëlqeni dhe nëse ndjeni se ai/ajo nuk po jua kthen këtë pëlqim, ju kaloni shumë shpejt tek dikush tjetër.
– Demi
Sensualë dhe romantikë, personat e shenjës së Demit duan të flirtojnë. Zakonisht testoni ujërat duke prekur krahun e tyre kur bisedoni dhe nëse e ndjeni se ata duan diçka më shumë, ju vazhdoni. Kur bëhet fjalë për takime, jeni më tradicionalë dhe dëshironi t’i merrni gjërat ngadalë. Mos kjo do të thotë se duhet të punoni pak më shumë me aftësitë flirtuese?
– Binjakët
Binjakët kanë një medalje të artë në Olimpiadën e Flirtimit. Jeni tip aventurier dhe të zgjuar. Ju pëlqen të flisni shumë dhe ndonjëherë, krijoni drama të vogla në çift, ose me personin që pëlqeni. Shkëlqeni në bisedat me mesazhe, edhe nëse dërgoni meme.
– Gaforrja
Ju dëshironi dikë që ju bën të ndiheni si në shtëpi. Kur pëlqen dikë, jepni shumë, qoftë kjo dashuri, dhurata apo një listë me këngë. Besimi është një çështje më rëndësi. Ju dëshironi ta përshpejtoni fazën e njohjes dhe bisedave të vogla, dhe të filloni t’i merrni gjërat seriozisht shpejt. Flirtoni duke i bërë fiksimit tuaj shumë pyetje në lidhje me të kaluarën dhe fëmijërinë e tij/saj.
– Luani
Çdo gjë është e madhe për ju në fazën e flirtimit. Jeni të dashur, të gëzuar dhe entuziast. Për ju, ideja e flirtimit është të bëni gjithçka për t’i bërë përshtypje fiksimit tuaj, qoftë kjo të tregoni sa të aftë jeni në profesionin tuaj apo sa mirë dini të gatuani. Megjithatë, nuk e bëni këtë vetëm për të tregur veten, por edhe për ta bërë personin tjetër të ndjehet i veçantë. Kur flirtoni me dikë, e mendoni veten si protagonistët e një filmi.
– Virgjëresha
Virgjëresha është shenja më e kujdesshme kur bëhet fjalë për të flirtuar. Ju jeni një nga shenjat më të ëmbla të horoskopit dhe stili juaj i flirtimit ka të bëjë me komplimentimin e personit që keni qejf, nga komplimentimi i këpucëve të tyre e deri tek e qeshura dhe shakatë që bëjnë. Ndonjëherë, siguroheni të jeni miq përpara se të zhyteni në një histori dashurie. Ju jeni një shpirt logjik dhe shpesh i intelektualizoni emocionet në vend që t’i nënshtroheni ndjenjave tuaja. Nëpërmjet veprimeve të vogla, si porositja e ushqimit nga shtëpia, i bëni dikujt të ditur qëllimet.
– Peshorja
Ju jeni një nga shenjat më romantike të zodiakut. Sundoheni nga Afërdita dhe shenja juaj rregullon martesën dhe partneritetin. Që do të thotë? Ju jeni më të lumtur kur jeni në një lidhje. Stili juaj i flirtimit është shumë entuziast e deri diku naiv. Ju zbuloni interesat e tyre dhe përpiqeni t’i pasqyroni edhe ju ato në përpjekje për të treguar se jeni njësoj. Shfaqja e tyre televizive, tani është shfaqja juaj e preferuar televizive.
– Akrepi
Stili i flirtimit të shenjës së Akrepit është tepër intensiv. Ju pëlqen të dukeni seksi dhe përdorni gjatë gjithë kohës kontaktin me sy dhe jo vetëm fjalët. Për ju, flirtimi është një lojë dhe ju duhet ta fitoni.
– Shigjetari
Humori është teknika numër një e flirtimit të Shigjetarit. Ju pëlqen ta mbani personin që ju pëlqen të argëtuar dhe të befasuar dhe jeni shenja më e paparashikuar e horoskopit. Kur nuk jeni në një marrëdhënie, shpesh keni shumë pëlqime në të njëjtën kohë. Jeni shenja më probabilitetin më të lartë për të patur diçka të rastit.
– Bricjapi
Nuk jeni ekzaktësisht romantiku tipik. Keni tendencën të jeni praktikë dhe të kontrolloni emocionet tuaja. Nëse ju duket sikur po humbni kohën, e lini tërë situatën pas. Keni integritet dhe nuk do të flirtonit kurrë me dikë, nëse nuk ju pëlqen vërtet. Njerëzit mund të mos e dallojnë kur flirtoni me ta, pasi flisni për qëllimet tuaja dhe pyesni për ta pa dhënë ndonjë shenjë të madhe pëlqimi.
– Ujori
Ujori është një shenjë shumë intelektuale e zodiakut. Jeni të tërhequr nga njerëzit që janë pak të pazakontë, ashtu si ju. Për ju, flirtimi është të flisni për interesat tuaja më të çuditshme dhe të kuptoni mendimet më të çuditshme të njëri-tjetrit. Në thelb, bëni shumë pyetje. Strategjia joshëse ndonjëherë duket pak e llogaritur dhe e mirëmenduar, por hej, kjo funksionon për ju.
– Peshqit
Peshqit janë të dashuruar me idenë e dashurisë. Keni tendencë të jeni super të ndjeshëm dhe kur flirtoni, jeni të ëmbël dhe pak të trembur. Zakonisht, nuk jeni ai/ajo që drejton në një lidhje. Ideja juaj e flirtimit është të tregoni pak kuriozitet për fiksimin tuaj dhe të shpresoni që ata do t’ju kërkojnë të parët një takim. Ndërkohë, do t’u bëni shumë pyetje në lidhje me ndjenjat dhe ëndrrat e tyre, përfshirë ato që kanë kur janë duke fjetur natën.