Pse ju paragjykojnë njerëzit bazuar në shenjën e horoskopit?

Dashi

Ju dukeni si shenja më ambicioze që doni ta merrni atë që doni kundrejt çdo kushti! Kjo i bën njerëzit të mendojnë që sjellja juaj është hera herës arrogante.

Njerëzit ju perceptojnë si agresivë ndërkohë që kjo është thjesht natyra juaj. Jeni kërkues dhe kaq.

Demi

Kokëfortë!

Demët janë të vendosur t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre. Shenjat e tjera mendojnë se janë thjesht kokëfortë, por në fakt e ngatërrojnë këtë me durimin, dedikimin dhe vendosmërinë që kanë për të bërë gjërat që duan.

Binjakët

Ata mendojnë që jeni të krisur!

Binjakët vdesin t’i miksojnë pak gjërat dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë mënyrën se si ata funksionojnë. Për ta shmangur një paragjykim të tillë, një Binjak duhet të sigurohet që është në të njëjtën valë mendimesh me të tjerët para se të bëjë plane.

Gaforrja

Mendojnë se ju kujtoheni për të tjerët vetëm kur keni problemet tuaja!

Shumë shenja s’e kuptojnë botën emocionale të Gaforres. Jeni shumë të ndjeshëm dhe shpesh përpiqeni t’i shmangni konfliktet , por kjo i bën të tjerët të mendojnë se kujtoheni për ta vetën kur doni një shpatull për të qarë.

Luani

Të shohin si arrogant!

Energjia e Luanit ndonjëherë tingëllon si negative për të tjerët. Gjithsesi ata harrojnë që si Luan që jeni, s’bëni dot pa vëmendje. Këtë njerëzit e ngatërrojnë me mëndjemadhësi apo arrogancë.

Virgjëresha

Të gjithëve i dukeni super kritike!

Një Virgjëreshë i bën shenjat e ndjeshme të zodiakut të mos ndihen rehat. Ato nuk lënë asnjë detaj pa vënë re dhe kjo shpesh perceptohet si diçka e lodhshme për të tjerët.

Peshorja

Thonë që s’jeni besikë.

Si Peshore që jeni, zakonisht mbani hapur çdo opsion të mundshëm. Këtë të tjerët e interpretojnë si mungesë besnikërie.

Akrepët

Ju steriotipizojnë !

Akrepët janë shenja që keqkuptohet më shumë nga gjithë të tjerat. Keni një reputacion të keq që thotë se jeni të pandjeshëm, të fiksuar pas seksit dhe shumë enigmatikë.

Shigjetarët

Njerëzit nuk e kuptojnë këndvështrimin tuaj!

Këndvështrimi juaj për të tjerët tingëllon paksa kërcënues. Ju jeni optimist, mendje hapur dhe jo të gjithë do ta kuptojnë shpirtin tuaj të lirë.

Bricjapi

Ju konsiderojnë si njerëz të mbyllur.

Bricjapët janë të qartë në vendosjen e objektivave dhe asaj që duan të arrinë. Për të tjerët kjo ngjan e mërzitshme dhe shumë monotone. Zakonisht ju akuzojnë se s’jeni të hapur ndaj ideve të reja dhe kërkojnë që ju të ndryshoni!

Ujori

Jeni të përqëndruar vetëm rreth vetes.

Kështu paragjykoheni për shkak se i shkoni gjer në fund argumenteve tuaja dhe doni me çdo kush ta fitoni debatin. Por ata harrojnë që shenja juaj kaq sociale kërkon të mirën e të gjithëve dhe po përpiqet të ndryshojë botën.

Peshqit

Jeni më i sjellshëm seç duhet!

Peshqit janë shenja më e ndjeshme dhe hera herës kjo i bën njerëzit të mendojnë se mund të përfitojnë prej jush. Jua marrin mirësjelljen për dobësi, kështu që kujdes!

 

Author: admin