Horoskopi për ditën e martë, 18 gusht 2020

Dashi

Dikush me të cilin nuk shkoni shumë mirë do ju vlerësojë lart ditët në vijim, dhe jo pa arsye, ju do të jeni dyshues. Mos u shqetësoni, gjasat janë që të jenë vërtetë të gëzuar që po punoni mirë.

Demi

Marrja si shembull e dikujt që po ecën keq në punën e tij nuk do ta inkurajojë atë person të bëjë më mirë. Duhet të jeni i çiltër me të gjithë në momente të caktuara.

Binjakët

Keni tendencën të pranoni ofertën që do ju paraqitet në pjesën e parë të javës, por do të ishte lëvizje e zgjuar nëse do të prisni derisa t’ju paraqiten edhe disa oferta të tjera. Përse nxitoni? Keni të gjithë kohën e nevojshme.

Gaforrja

Tani që aktiviteti kozmik po lëviz në favorin tuaj do ta keni më të lehtë të komunikoni me parterët dhe të dashurit tuaj. Por duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me informacionet që do të bëni publike. Disa gjëra është më mirë t’i mbash për vete.

Luani

Nëse jeni të zgjuar dhe të shpejtë mund t’i impresiononi njerëzit me idetë tuaja guximtare javën që vjen. Nëse gjeni rrugën e duhur, mund të bëni shumë para.

Virgjëresha

Ndikimi i Marsit dhe Venusit mbi shenjën tuaj mund të dhurojë një kombinim perfekt për të arritur marrëveshjet e duhura në ditët në vijim. Gjithçka duhet të bëni është të tregoheni të matur dhe të duruar.

Peshorja

Planetet thonë se jeni në humorin e duhur dhe se në javën që vjen do të dini si të veproni në të gjitha situatat. Mos e sforconi veten fizikisht apo emocionalisht.

Akrepi

Imagjinata juaj do të punojë non-stop këtë javë dhe kjo mund të sjellë si rezultate pozitive, ashtu edhe negative. Gjithçka varet nga gatishmëria juaj për të marrë këshilla nga shokët dhe anëtarët e familjes.

Shigjetari

Po, sigurisht që ata që njihni janë të rëndësishëm, por ditët në vijim do të ketë më shumë rëndësi çfarë dini. Gjëja e parë që duhet të ngulni në mendje është se nuk dini gjithçka.

Bricjapi

Kujdesuni për paranë sa më shumë të mundeni në pjesën e parë të javës që vjen, por mos jini shumë ngurrues për gjërat e duhura, pasi planetet thonë se kohë më të mira po vijnë.

Ujori

Ajo çfarë ju është thënë në fillim të javës do të ketë kuptim për ju, por disa ditë më vonë do të kuptoni se nuk keni kuptuar asgjë. Arsyeja është se procesi juaj i të menduarit do të ndryshojë tërësisht. Ju kurrë më nuk do të jeni i njëjti person.

Peshqit

Aktiviteti kozmik në ditët në vijim në një mënyrë apo në një tjetër do ta kthejë përmbys botën tuaj. Por gjërat ndryshojnë shpejt dhe pa kaluar shumë kohë do të kuptoni se e gjithçka ka hyrë në rrugën e duhur.

Author: admin