APD: Rreth 35 mijë tonë mallra dhe 450 TEU, nga 9 anije tregtare për përpunim

Pranë Portit të Durrësit dhe më të madhit në vend vijon puna, me rritme të mira për përpunimin e mallrave. 6 anije tregtare  kanë qënë në proçes përpunimi në kalatat portuale të Portit të Durrësit ditën e djeshme, ndërsa 3 të tjera gjatë ditës së sotme.

Mallrat që po përpunohen mësohet se janë janë kryesisht grurë, çimento, skrap, dhe 450 TEU (njësi konteinerike).

Anijet tregtare “Krylan”, “Moon”, “Anatoily Sadenko”, “Coral C”, “Selim”, “MsC Tia” dhe “Thunder”, janë akostuar në molet portuale gjatë orëve të fundit, për të vijuar me ngarkim/shkarkimin e tyre.

Në orët në vijim priten 3 anije tregtare me rreth 11, 329 tonë mallra të llojit; grurë, xhama, hekur dhe melaminë, etj.

 

Author: admin