Yjet zbulojnë se kush jemi në të vërtetë. Kujdes, ky portret i detajuar është brutalisht i sinqertë
Si thotë shprehja, “më mirë një e vërtetë e hidhur, se sa një gënjeshtër e ëmbël”. Në fakt, një kritikë e vërtetë dhe origjinale ju lejon të shtyni një individ të vërë në dyshim veten dhe më pas të punojë për të arritur versionin më të mirë të vetvetes. Po sikur t’u kërkojmë yjeve të na japin një përshkrim të drejtpërdrejtë të personalitetit tonë?
Ndonjëherë vetëm një fjalë e sinqertë është e mjaftueshme për të ndryshuar përgjithmonë qëndrimin tonë. Me këtë portret të detajuar të shenjës suaj të zodiakut, ka shumë të ngjarë të befasoheni. Ne do të zbulojmë mangësitë dhe zonat tuaja gri. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj kritikave, mos e lexoni këtë artikull.
Dashi
Gjëja që ju pengon më shumë të ecni përpara në jetë është mungesa juaj e tmerrshme e organizimit. Ju jeni aq të shpërndarë, sa të gjithë rreth jush ju kujtojnë vazhdimisht se cilat janë përparësitë tuaja. Papjekuria juaj ju pengon të bëni plane. Ka ardhur koha për të filluar marrjen e përgjegjësive.
Demi
Ju duhet të mësoni të zgjidhni betejat tuaja. Ju jeni aq kokëfortë, saqë kjo e metë ju çon të keni një mendjemadhësi të verbër. Kokëfortësia juaj për të patur gjithmonë të drejtë është aq e bezdisshme, sa që në fund njerëzit bien dakord me ju thjesht për të mos ju mërzitur. Mësoni të qetësoheni dhe të merrni parasysh mendimet e të tjerëve.
Binjakët
Paqëndrueshmëria dhe humori juaj i ndryshueshëm, kanë tendencë të shqetësojnë ata që janë përreth jush. Në fakt, ju vetë nuk e dini se çfarë dëshironi nga jeta dhe kjo gjeneron zhgënjime të mëdha. Pamundësia juaj për të marrë drejtimin ju bën të vuani, ka ardhur koha për të kapur demin nga brirët.
Gaforrja
Ju jeni aq të ndjeshëm, sa mbani barra që nuk janë tuajat. Kjo ju shkakton vuajtje joproporcionale e cila është kryesisht fryt i imagjinatës suaj. Mësoni të largoheni nga emocionet tuaja, sepse ato janë toksike për ju dhe ata përreth jush. Mënyra më e mirë për të shkatërruar frikën është të përballeni me të.
Luani
Egoja juaj është e tepërt. Vetëvlerësimi juaj është aq i lartë, sa mendoni se gjithçka është meritë e juaja. Për shkak të këtij perceptimi, shqetësimi më i vogël mund t’ju çojë në një gjendje zemërimi. Këto qëndrime do t’ju pengojnë të tërhiqni njerëz të rinj në jetën tuaj. Ju nuk jeni kërthiza e botës.
Virgjëresha
Tërheqja juaj drejt përsosmërisë është një obsesion i vërtetë. Ky perfeksionizëm ju bën të humbni kohë dhe energji monstruoze, kur thjesht mund ta lini veten dhe gjërat të shkojnë. Ky obsesion me kontrollin ju pengon të jetoni. Mos harroni se jeta nuk është e përsosur, kështu që nuk keni pse të jeni kokëfortë.
Peshorja
Marrëdhëniet tuaja janë shtylla e ekzistencës suaj. Ju mund të jeni të sigurt se mund të mbështeteni tek ata, në rast të një goditje të fortë. Varësia emocionale që keni zhvilluar ju pengon të qëndroni vetë në këmbë. Merrni më shumë autonomi dhe mësoni t’i zgjidhni vetë problemet tuaja.
Akrepi
Pasioni juaj shpesh ju pengon të merrni vendime të arsyeshme dhe të logjikshme. Të rrëmbyer nga pasioni, ju vetëm dëgjoni veten dhe prireni të vraponi, pa marrë parasysh rrethanat. Do të përfitoni nga të qenit më konçizë, dhe mbi të gjitha mos të bëni veprime impulsive.
Shigjetari
Ju keni aq shumë besim në veten tuaj dhe veprimet tuaja, sa që e konsideroni veten një kujdestar të vërtetë të virtytit. Ky perceptim ju bën të mendoni se mund të gjykoni këdo që kalon në rrugën tuaj. Ana juaj moralizuese, do të jetë në origjinën e konflikteve që mund të kishit shmangur, nëse do të heshtnit.
Bricjapi
Ju vareni nga emocionet tuaja. Ato drejtojnë jetën tuaj dhe ndikojnë fuqimisht në marrëdhëniet tuaja të përditshme. Humoret dhe ankesat e vazhdueshme ju shqetësojnë. Mësoni ta shihni jetën në anën pozitive, do të dilni prej saj duke u rritur.
Ujori
Ju jeni aq naivë dhe emocionalë sa jeni në mëshirën e kujtdo. Kjo dhunti, do të jetë një kërcënim i vërtetë për projektet tuaja personale, sepse do t’u besoni njerëzve që kanë qëllime të këqia. Mos lejoni që pafajësia juaj të marrë epërsinë.
Peshqit
Mësoni të largoheni nga sytë e të tjerëve. I jepni aq shumë peshë jetës tuaj të përditshme, saqë harroni të jetoni me të. Mendimi që të tjerët kanë për veprimet tuaja nuk duhet të rregullojë ekzistencën tuaj, ose t’ju pengojë të bëni një jetë të zakonshme. Ndiqni instinktet tuaja dhe shijoni momentin e tanishëm. / meb.al