Dashi
Keni nevojë për dashuri dhe jeni gjithmonë në kërkim të konfirmimit! Sa i përket punës, do të jetë një ditë e shkëlqyer dhe do të keni bashkëpunime të reja.
Demi
Ata që nuk janë të kënaqur me jetën e tyre private do të kenë shanse të tjera. Në punë mos u bëni impulsivë. Prisni para se të vendosni.
Binjakët
Dashuria po lulëzon për çiftet, me aq shumë sensualitet sa nuk do hezitoni të demonstroni për të përmbushur dëshirat e partnerit tuaj. Në punë do të arrini qëllimet e dëshiruara.
Gaforrja
Edhe pse kuadri yjor nuk është shumë favorizues për ju, parashikimet janë nga më të mirat, pasi priten zhvillime të reja shumë pozitive. Keni kohë të zgjidhni strategjinë më të mirë për të vepruar.
Luani
Një qiell i ftohtë ky i juaji, por kjo nuk të ndalojë aspak Marsin dhe Jupiterin që zjarrin e tyre t’jua transmetojnë juve. Në mënyrë të veçantë është planeti Mars ai që ju bën autoritarë dhe të sigurt.
Virgjëresha
Kuadri yjor i të lindurve të kësaj shenje është i larmishëm dhe me Afërditën e Mërkurin në harmoni të plotë, rritet ndjeshëm krijueshmëria juaj. Mundohuni të jeni më racionalë.
Peshorja
Yjet janë të favorshëm për çiftet që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë. Në punë, do të hasni në konkurrencë të fortë.
Akrepi
Për ata që janë në një lidhje, dashuria mes jush është duke u luhatur. Bëni kujdes. Në punë parashikohet ditë pozitive dhe shumë shpejt do të merrni rezultatet e pritura.
Shigjetari
Keni rifituar ekuilibrin tuaj dhe keni shumë besim ndaj partnerit tuaj. Disa keqkuptime rreth një çështje familjare mund t’ju shqetësojnë disi. Sa i përket aspektit profesional, projektet e reja po afrojnë. Jeni duke iu afruar qëllimit.
Bricjapi
Afërdita pozitive në shenjë nesër jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë që mesjava të jetë mjaft interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të tjerët.
Ujori
Do të ndiheni të hutuar dhe të pasigurt, ndoshta nuk jeni shumë të kënaqur me marrëdhënien tuaj në çift. Në punë jeni duke pritur për një telefonatë që akoma nuk po vjen. Kini durim dhe së shpejti do ta merrni atë.
Peshqit
Do të ketë mosmarrëveshje të vogla mes çifteve, por pa rëndësi. Pasi të sqaroni keqkuptimet, do të buzëqeshni sërish. Në punë mund të keni mundësi dhe bashkëpunime të reja.