Si të tërhiqni para dhe pasuri, në bazë të shenjës tuaj?

Sipas zodiakut, çdo shenjë ka mënyrën e vet të ndryshme për të tërhequr pasuri. Lexo më tej për të gjetur se cilat këshilla ju jep astrologjia, që të mund të grumbulloni dhe të fitoni para më shpejt.

DASHI:

Për mashkullin e Dashit këshilla për të grumbulluar pasuri, është të mësohet të jetë më pragmatik në lidhje me disa zgjedhje të jetës së tij. Mbi të gjitha në sferën e punës, dhe duhet të mësojnë t’i japë më shumë vlerë gjërave materiale.

DEMI:

Për të tërhequr më shumë pasuri është e rëndësishme që ju të bëni shumë, dhe të mos hiqni dorë që në pengesën e parë. Dhe mos u ndalni në një fushë të vetme për të fituar para, situata financiare është e mirë nëse keni disa projekte në mendje.

BINJAKET:

Për ata që kanë lindur nën këtë shenjë, duhet të thuhet se ata duhet të mendojnë për një plan dhe ta realizojnë atë, dhe vetëm atëherë, duhet t’i përkushtohen diçkaje të re për të fituar para.

GAFORRJA:

Kjo është një shenjë që nuk mund të humbasë në dyshime dhe të mendojë të heqë dorë nga një projekt që ka në mendje. Të lindurit e kësaj shenjeje mund të kenë vështirësi në marrjen e iniciativave. Prandaj duhet të përpiqeni të kapërceni stresin, i cili është i lindur për Gaforren. Prandaj, duhet të jeni më të relaksuar dhe të filloni të guxoni më shumë, kështu do të keni sukses në marrjen e pasurisë.

LUANI:

Për të tërhequr para, duhet të jeni më të organizuar dhe më praktikë në gjërat dhe situatat e përditshme. Ju duhet të organizoni shpenzimet tuaja sipas buxhetit tuaj të përditshëm dhe të jeni më të kujdesshëm kur shpenzoni paratë tuaja.

VIRGJERESHA:

Ata që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës, nuk duhet të marrin vendime me ngut. Por përpiquni të vlerësoni mirë situatat dhe shikojini nga çdo kënd, duke marrë parasysh pro-të dhe kundrat. Virgjëreshat janë të mira për të bërë biznes. Por ata duhet të mësojnë të bëjnë gjithashtu punën në grup.

PESHORJA:

Ju duhet të mësoni të jeni më të rezervuar për situatën tuaj financiare. Mos lejoni që të tjerët të dinë se sa keni fituar në fund të muajit, në këtë mënyrë do ta mbani larg zilinë e të tjerëve. Keni përparësi në favorin tuaj në këtë kohë krize, edhe kur situata bëhet e vështirë. Mos e humbni shpresën shpesh mundësitë më të çmuara janë të fshehura aty ku ju kurrë nuk do e prisni.

AKREPI:

Për ata që kanë lindur nën këtë shenjë, këshilla më e sinqertë është të mësoni të keni besim, madje në momentet më të errëta, të mos rrëzoheni. Nuk duhet të hiqni dorë, pavarësisht sa e vështirë mund të jetë sot. Nesër me siguri do të jetë më mirë. Nëse një akrep mëson të ketë këtë mendim, energjitë rreth tij do të fillojnë të ndryshojnë dhe kështu të tërheqin një sasi të pabesueshme parash. Dhe për të tërhequr gjithnjë e më shumë ju duhet të mësoni të jeni më bujarë.

SHIGJETARI:

Duhet të shmangni hyrjen në situata të panevojshme dhe të rrezikshme, për arsye pa kuptim. Mësoni të jeni më të duruar. Dhe kultivoni të menduarin pozitiv: “Unë do të bëhem i pasur”. Do të filloni të organizoni qëllimet tuaja dhe të mësoni të jeni më të përgjegjshëm me paratë, duke shmangur shpenzimet e panevojshme. Kështu do të shihni se gjërat do të ndryshojnë dhe ju do të tërhiqni më shumë para.

BRICJAPI:

Të lindurit e kësaj shenjeje duhet të kontrollojnë më mirë emocionet e tyre, sepse ato ndikojnë shumë në jetën tuaj. Dhe nëse jeni të tronditur ose të mërzitur për gjëra të caktuara, nuk mund të arrini automatikisht në përfundime. Dhe do të jetë më e vështirë për ju të grumbulloni pasuri. Ndihma për njerëzit në nevojë dhe kafshë të pafuqishme do të bëjë bricjapin që të grumbullojë pasuri më kollaj.

UJORI:

Për Ujorin, akumulimi i parave është i lidhur me besimin, kur ai ka zhvilluar një besim të vërtetë, do të ketë një ndryshim të madh financiar. Gjithashtu mbajtja e buxhetit tuaj nën kontroll dhe planifikim, organizimi i shkurtimit të shpenzimeve të tepërta do të ndihmojë shumë financat tuaja.

PESHQIT:

Të lindurit e shenjës së Peshqve duhet të veprojnë menjëherë, duke ndërmarrë veprime. Filloni të zhvilloni projekte të reja dhe ide të reja, se si të bëni më shumë para dhe të përpiqeni t’i vendosni menjëherë në praktikë. Duhet të rrezikoni dhe të lëshoheni në aventura të reja, vetëm kështu që do të mund të përparoni me financat dhe të grumbulloni pasuri.

Author: admin