Operacioni “Navigatori”, pranga të dyshuarit për nëntë vjedhje në zonën e plazhit

Policia Vendore në Durrës, deklaroi se ka përfunduar me sukes një aksion policior, në qendër të së cilët janë vendosur një sërë vjedhjes, për të cilat tashmë ka një autor të dyshuar, i cili ka rënë në pranga të policisë:

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Navigatori”.

Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje të ndodhura kryesisht në zonën e plazhit.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet në Stacionin e Policisë Plazh, pas provave të siguruara nga puna hetimore, finalizuan operacionin e koduar “Navigatori”.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 29.09.2020, gjatë natës, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka thyer xhamin e automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., ku ka vjedhur disa sende personale. Gjithashtu ka vjedhur pasqyrat e një mjeti në pronësi të shtetasit M. M.

Ky shtetas dyshohet se është autor i 7 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit shtator në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës. Autori ka thyer xhamat e mjeteve I. G., E. T., M. P., M. C., F. A., Xh. R. dhe ka vjedhur navigator, pasqyra ose sende personale.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se më datë 22.09.2020, gjatë natës, në lagjen nr. 13, Durrës, ka thyer xhamin e një automjeti në pronësi të një institucioni shtetëror, ku ka marrë një palë çelësa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çelësa egzagonal që shërbenin për zbërthimin e navigatorëve dhe pasqyrave të mjeteve, pasqyrat e vjedhura të mjeteve dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

 

 

 

Author: admin