Astrologia Meri Shehu bëri parashikimin aspak optimist për muajin Tetor, të shenjave të horoskopit.
Ajo paralajmëroi se Tetori do jetë shumë i vështirë për të gjitha shenjat.
E ftuar në Tv Klan, Meri se mund të ketë edhe luftra dhe madje Tetori mund të krahasohet me “Halloween”, që festohet në fund të muaji, por ajo parashikoi kohë të vështira edhe për dy muajt e mbetur të vitit.
“Nëse deri tani kemi folur me fjalë dhe kemi bërë hipoteza të ndryshme, ora e së vërtetës fillon në Tetor, lufta dhe paqja. Fjala që do cilësoja të parën është lufta, sepse planeti i luftës, Marsi i kundërt në shenjën e Dashit, do përballet shumë fuqishëm këto dy muaj deri në fund të Dhjetorit me Satrunin, planetin e pushtetit, të rregullave, të dominancës dhe do kemi një sforcim të madh”, – tha ajo.
“Nuk do ishte e pamundur të dëgjonim edhe për luftra. Luftra kanë filluar në disa vende, por do kemi përballje të fuqishme”.
“Kemi edhe lajme të mira sepse muaji fillon me një Hënë të plotë në shenjën e Dashit në datën 2. Është një Hënë e zjarrtë, e bukur, do ndriçojë dëshirën për të bërë ndryshime të mëdha, por gjithmonë me shumë sforco”, – u shpreh Meri Shehu.
“Do jetë një muaj i vështirë, plus është një muaj me 3 eklipse, në fund të muajit do kemi Hënën blu në datën 31 në shenjën e Demit”.
“Ky muaj do jetë Halloëeen sepse në datën 14, Mërkuri do kthehet i kundërt në shenjën e Akrepit dhe misteret, tërheqjet e gjërave të errëta, mistike do na joshin më shumë. Si duket bota reale po na lodh dhe ne do kemi një drejtim ndërmjet dy botëve”.
“Deri në datë 1 Dhjetor do e kemi Mërkurin e kundërt”, – është shprehur lidhur me parashikimin e saj Meri Shehu në emisionin e kësaj pasdite, te Rudina.
/NOA.al