Horoskopi për datën 8 tetor nga Russell Grant

Dashi

Të punuarit teksa je i sëmurë mund t?ju shkaktojë dëme më të mëdha shëndetësore. Më mirë rrini në shtëpi e pushoni. Urreni të rrini si parazit ndërsa të tjerët punojnë, por ky nuk është justifikim që ju të sforconi veten. Qëndroni larg rrjeteve sociale dhe më mirë dëgjoni muzikë ose lexoni ndonjë libër
Demi

Xhelozia do të fusë hundët tek marrëdhënia juaj romantike. Nëse ndiheni të kërcënuar nga dikush në rrethin tuaj shoqëror, pyesni veten pse. A është shoku apo shoqja juaj më e vëmendshme ndaj partnerit tuaj se sa ju? Nëse po, atëherë është koha për ?luftë?. Por më parë bëjini disa pyetje vetes.

Binjakët

Nëse doni të realizoni ambiciet tuaja në karrierë, së pari ju duhet të kontrolloni emocionet. Filloni të praktikoni teknikat e relaksimit si të merrni frymë thellë dhe të ulni rrahjet e zemrës. Kjo do t?ju japë përparësi në punë. Kur personat përreth të kuptojnë se është e pamundur për t?ju prishur balancat, atëherë ata do t?ju marrin shumë seriozisht.
Gaforrja

Njerëzit përreth nuk do t?ju marrin më seriozisht nëse do i përgjigjeni gjithmonë pyetje të tyre me statistika. Jeni i shqetësuar për punën? Diskutojeni problemin me shefin. Së bashku me të ju do mund t?i jepni një zgjidhje kësaj situate aspak të këndshme. Duke u sjellë sikur ju jeni i vetmi person i ditur në ambientet e punës do të krijojë pakënaqësi.

Luani

Mos u shqetësoni shumë për paratë. Edhe pse keni pasur mungesa financiare ju gjithmonë ja keni dalë mbanë. Mënyra më e mirë për të marrë para është që të rrezatoni energji pozitive. Kur personat rreth jush të vërejnë këtë gjë, do t?ju ofrojnë një pozicion pune në kompaninë e tyre. Nëse jeni i zhytur në borxhe, përpiquni të përfitoni nga ndonjë institucion financiar.

Virgjëresha

Kujdes, mos merrni vendime të nxituara. Megjithëse dikush shumë pranë jush poo luan me nervat tuaja, sërish nuk ja vlen ta humbësh atë person. Nëse do të shkëpusni marrëdhënien me këtë person mund të pendoheni më vonë. Ju jeni tepër kritik kur mërziteni me dikë. Në vend që të përbuzni mikun apo mikeshën tuaj, më mirë mësojani huqet. Koncentrohuni tek cilësitë e mira të tij. Është një arsye e fortë për t?u bërë miq të mirë sërish.

Peshorja

Nuk është kohë e mirë për t?u përfshirë në marrëveshje sekrete. Të tjerët do të bëhen dyshues kur t?ju shohin që përshpërsni në telefon. Nëse po kërkoni një punë, bëjeni në kohën tuaj të lirë. Mos dërgoni emaile dhe aplikime nga vendi juaj aktual i punës. Do të jetë e sikletshme të pushoheni në sy të gjithë kolegëve. Jeta juaj profesionale nuk ka qenë pa momente zemërimi. Mos lejoni shpërthimin e tyre.

Akrepi

Jeni lodhur duke u impenjuar në një organizatë të paaftë. Qëndrimi në këtë grup po kërcënon jetën tuaj personale. Është koha të largoheni. Nëse jeni single do të takoni dikë special në një vend të bukur. Jeni në një marrëdhënie? Shpenzoni kohë cilësore me partnerin tuaj. Partneri do t?u japë suportin për të cilin keni nevojë.

Shigjetari

Shefi ndoshta po ju kërkon të shpenzoni më shumë kohë në punë. Kjo është thjesht e pamundur. Që të bëni maksimumin në karrierë, duhet të keni një jetë personale të përmbushur. Rrethohuni nga njerëz që ju japin dashuri të pakushtëzuar. Sido që të shkojnë gjërat në karrierë, ju gjithmonë do të ndiheni të mbështetur nga njerëzit tuaj të dashur që nuk ju braktisin kurrë.

Bricjapi

Është e rëndësishme të jeni precizë në kufijtë tuaj. Kur dikush e kalon këtë vijë, bëjani të ditur. Jini specifikë për llojet e sjelljeve që nuk toleroni. Nuk po tregoheni të ashpër pse po mbroni interesat tuaja. Njerëzit duhet ta kuptojnë sa sensitivë jeni ju përsa i përket territorit personal tuaj.

Ujori

Investimi i parave për një problem nuk do ta zgjidhte atë. Rezistojini tundimit të ndërtoni një barrierë mes jush dhe dikujt që ju ka mërzitur. Është koha të bëni një diskutim të përzemërt. Pasi t?i kuptoni gjërat, nuk do ta shihni më me inat këtë person, po me dhembshuri. Madje mund edhe të punoni së bashku.

Peshqit

Vendosja e partnerit ose mikut të ngushtë në piedestal do të shkaktonte zemërime. Gjysma juaj nuk mund të jetë ajo që doni ju të jetë. Duhet t?i pranoni ata njerëz siç janë, jo siç dëshironi ju. Nëse jeni single, ndoshta arsyeja është se po prisni partnerin ideal. Në vend që të përpiqeni të gjeni personin perfekt, adoptoni një mendje më të hapur.

Author: admin