Partneri ideal për të gjitha shenjat e horoskopit!

A ju ka ndodhur ndonjëherë që një mikeshë e juaj të ketë shprehur simpatinë e saj për ndonjë mashkull dhe ju të keni menduar “Po atij çfarë i pëlqen” Epo ka qenë nënvetëdija juaj që ka folur e ndikuar nga yjet ! Sipas astrologjisë, këto të fundit kanë një ndikim shumë të madh dhe duket se përcaktojnë dhe tipin e mashkullit që na bën për vete ! Më poshtë do të lexoni sa ndikon shenja e horoskopit në preferencat tuaja!

Dashi

Shpesh e gjeni veten të shoqëruar me djem të sjellshëm që janë tepër të kujdesshëm ndaj detajeve.Por këta tipa duket se ju mërziten brenda muajit, sepse kërkojnë aq shumë nga koha juaj saqë ju duket sikur ju marrin frymën. Largojini nga vetja sa jeni në kohë sepse me kalimin e kohës gjërat vetëm do të përkeqësohen.

Demi

Tërhiqeni nga meshkujt pasionantë dhe me këmbë në tokë (ashtu si jeni vetë) . Kurrësesi nuk do të dashuronit një njeri që është si në ajër, pasi të tillë njerëz ju ngrenë nervat. Doni që partneri juaj të ketë qëllime të qarta dhe të punojë për të arritur atë që do. E vetmja gjë që mund t’ju ndajë është kokëfortësia ! Nuk mund të “zbuteni” për askënd ndaj partneri ideal do të ishte një person që tolerin.

Binjakët

Dashuroheni me njerëzit karizmatikë dhe me shpirt aventurier. Ëndrrat janë ato që mbajnë lidhur dhe nëse ai do t’ju ndjekë deri në fund të botës duke rrezikuar atëherë jeni bërë për njëri tjetrin. Jeni të etur për avetura dhe e urreni të qëndroni në një vend ! Meshkujt që kanë frikë nga ndryshimet nuk janë për ju.

Gaforrja

Mjafton që mashkulli t’ju ofrojë qëndrueshmëri emocionale dhe ju do të binit kokë e këmbë në dashuri. Me shumë mundësi mashkullin e jetës do e kërkoni në vendin e punës mundësisht kolegu ngjitur, pasi rrallë frekuentoni baret ose jeni të mendimit që në të tilla vende nuk mund të gjesh një djalë të “mirë”.

Luani

Dashuroheni pas njerëzve inteligjentë dhe kreativë që janë frymëzim për ju. Adhuroni vendosmërinë e një mashkulli dhe dëshironi të jeni qendra e botës së tij ! As mamanë nuk e toleroni të jetë në vend të parë ! Megjithatë jeni një shenjë që po ashtu do jepnit çdo gjë për mashkullin tuaj.

Virgjëresha

Na vjen keq t’ju themi që përfundoni gjithnjë me meshkuj që nuk ju japin as gjysmën e saja çfarë jepni ju për ta. Meritoni vëmendje, përkëdheli, ëmbëlsira e nëse partneri në krahë nuk jua jep ai nuk është i duhuri.

Peshorja

Tërhiqeni nga energjia dhe vetbesimi i një personi ! Shpesh ndiheni të pamotivuar dhe vlerësuar, ndaj ju duhet në krahë një mashkull që ju inkurajon dhe nuk ju lë kurrë në baltë. Vlerësoni trimërinë dhe ju pëlqen të ndiheni të mbrojtura.

Akrepi

Ndryshe nga se të tjerët besojnë, ju terhiqeni pas meshkujve të edukuar dhe të durueshëm. Jeni një shenjë që jepni shumë, por le ta pranojmë, nuk jeni si luanët që nuk presin asgjë në këmbim. Ju jepni dhe mendoni për atë që do të merrni.

Shigjetari

Ju dashuroheni me mendje dhe jo me zemër. Nuk pëlqeni të mbylleni brenda disa kornizave, por doni të shoqëroheni me njerëz po aq mendjehapur dhe inteligjentë sa ju. Frika është një emocion që sipas shigjetarit nuk duhet të ekzistojë ! Motoja juaj është: një jetë kemi !

Bricjapi

Jeni një shenjë besnike, e ndjeshme dhe që e doni punën. Mashkulli ideal duhet të ketë po të njëjtat cilësi dhe t’ju bëjë të ndiheni të mbrojtura. Nuk keni kohë për të humbur dhe nuk i pëlqeni aventurat.

Ujori

Jeni një shenjë ëndërrimtare dhe që pëlqeni ndryshimet. Kësisoj tërhiqeni nga njerëzit kurajozë që e dinë mjat mirë se çfarë duan në jetë dhe që nuk bëjnë kompromise! Doni të ndiheni të elektrizuar por edhe të sigurtë në të njëjtën kohë.

Peshqit

Romantik ! Në ka një fjalë që do të përshkruajë mashkullin tuaj ideal ajo është Romantik.Duhet t’ju mbështesë dhe të besojë në ëndrrat tuaj

Author: admin