Luani
Që prej fundit të qershorit, keni qenë shumë të përqendruar në një situatë që ka ndodhur në distancë, ndoshta në një vend të huaj ose me një person të huaj që jeton në vendin tuaj. Ose, mund të jeni duke menduar për një çështje ligjore, akademike, ose një histori mediatike që keni prodhuar ose shkruar, ose krejt të kundërtën – një artikull që përqendrohet tek ju.
Ky episod do të dalë në Hënën e plotë të 1 tetorit dhe do t’ju sjellë një lloj përfundimi, por jo pa përpjekje. Marsi do të jetë në kënd të fortë me një treshe planetësh – Jupiterin, Saturnin dhe Plutonin, një grup mjaft frikësues – në sektorin e punës së përditshme.
Duket se keni treguar një përkushtim të madh ndaj rezultatit, por mund të keni një dilemë për mënyrën se si të merreni me një të papritur të këtij projekti ose qëllimi. Ka të ngjarë të kërkoni ndihmë. Ndihma që do të kërkoni mund të ketë nevojë për pagesë shtesë, e cila do të dalë nga xhepi yt. Sado e çuditshme të duket, përdorimi e parave për problemin duket se e zgjidh plotësisht, ose të paktën pjesërisht atë.
Më shumë detyra ose biznese të reja priten dhe ju jeni gati për të filluar nga puna. Ka të ngjarë të keni nevojë për më shumë staf, por mund të hasni vështirësi për të gjetur kandidatë të kualifikuar ose ata do të jenë shumë të kushtueshëm.
Në gjysmën e dytë të tetorit, nuk përjashtohet një mundësi për të udhëtuar. Jemi në një pandemi globale, prandaj tregohuni të kujdesshëm teksa zgjidhni qytetin ose shtetin ku do të shkoni.
Në një muaj si ky, nëse keni dëshirë të qëndroni vetëm shtrirë në dhomën e gjumit, nuk ju vë faj askush. Mund të përjetoni një ndryshim të papritur në karrierë. Kjo hënë e plotë mund të shkaktojë kaos edhe në shtëpi. Kur bëhet fjalë për tetorin, mund të pyesni veten se pse gjërat po shkojnë keq. Të paktë, vështirësitë do të vijnë duke u zbutur dhe shumë aspekte do të përmirësohen në vijim.
Virgjëresha
Tetori nuk do të jetë muaji juaj tipik. Është i mbushur me Hëna sfiduese të reja dhe të plota. Universi nuk mund të tolerojë situata që nuk tregojnë progres dhe ky muaj së pari do të dërgojë një Hënë të plotë të fuqishme më 1 tetor për të sjellë ndryshime.
Menjëherë do të përqendroheni te financat më 1 tetor, në lidhje me paratë që mund t’ju detyrohen ose paratë që duhet t’u paguani të tjerëve. Shpenzimet kanë qenë të larta që kur Marsi hyri në shtëpinë e tetë financiare më 27 qershor. Atje, Marsi do të qëndrojë për gjashtë muaj kështu që mund të duhet të ngadalësoni blerjet përkohësisht.
Afërdita do të jetë në kontakt me Marsin në kohën e kësaj Hëne të plotë në Dash, një ngjarje që do t’ju ndihmojë sadopak me shpenzimet.
Është e nevojshme që të prisni për lajme të papërshtatshme më 7 tetor, kur Urani të kundërshtojë Mërkurin. Mërkuri është planeti juaj udhëheqës, prandaj përpiquni ta keni të qartë aktivitetin gjatë këtyre ditëve.
Mërkuri rregullon kontratat e të gjitha llojeve, kështu që gjatë gjithë muajit, mos nënshkruani asgjë dhe shmangni udhëtimet.
Më 12 tetor, kur Jupiteri dhe Neptuni do të jenë në sinkron – një aspekt i rrallë që dihet se sjell ide dhe shprehje krijuese – partneri romantik ose ai i biznesit do t’ju ndihmojë shumë.
Normalisht, një Hënë e re në Peshore do të stimulonte mundësinë për të fituar më shumë para, por mbani në mend se kjo Hënë e re do të jenë në konflikt të ashpër me Saturnin, Plutonin dhe Jupiterin në shtëpinë e argëtimit dhe dashurisë, duke sugjeruar që të pakësoni shpenzimet.
Ky muaj ka dy Hëna të plota dhe e dyta do të bjerë më 31 tetor në Dem, shtëpia e nëntë e udhëtimeve të largëta.
Marsi shkoi në prapavijë më 9 shtator dhe do të vazhdojë të jetë në prapavijë deri në 13 nëntor. Ky planet është në shtëpinë e tetë financiare të parave të njerëzve të tjerë, kështu që para 13 nëntorit, do të jetë e vështirë të bëni progres kur vjen puna te të ardhurat.
Për t’i bërë gjërat pak më të komplikuara, një planet tjetër, Mërkuri, gjithashtu do të shkojë në prapavijë, 13 tetor deri më 3 nëntor. Për shkak se Mërkuri është udhëheqësi juaj, mund të ndiheni të frustruar me paaftësinë për të rritur të ardhurat, por gjërat do të përmirësohen në mes të muajin tjeter.
Qëndroni të përqendruar dhe jini të durueshëm – puna që po bëni tani do të paguhet mirë në muajt e ardhshëm.
Afërdita do të jetë në Virgjëreshë nga 2 tetori deri më 27 tetor. Një nga ditët më të lumtura të muajit do të jetë 10 tetori kur Afërdita në Virgjëreshë do të marrë rreze vezulluese nga Urani në Dem. Kupidi mund t’ju gjejë.