Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentimin me vdekje të një 60 vjeçari, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Burime zyrtare të Drejtorisë vendore Durrës, bënë me dije se Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 18.10.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.