PESHORJA: Nuk kanë kaluar plotësisht momentet e lodhjes, të shqetësimeve, por keni perspektiva të tjera, ndryshime që do t’ju ndihmojnë, ide të reja. Për shembull, atyre që kanë ndryshuar punë pa dëshirë, tani u krijohen perspektiva të reja dhe bashkëpunime. Do të mund të realizoni projekte që i keni nisur që vjet. Mund të lini një post që vetëm ju ka shkaktuar probleme dhe të ndiheni të lumtur.
Problemi i vërtetë dy vjetët e fundit kanë qenë përgjegjësitë e tepërta dhe tani mund të ndiheni të lirë të punoni më shumë, të jeni më mirë, mund t’ju vijnë edhe propozime të rëndësishme. Ndjenjat janë në plan të parë për çiftet që duan të martohen ose që duan të bashkëjetojnë dhe që e kanë shtyrë për motive të ndryshme. Do ta keni më të lehtë të krijoni njohje të reja. Dashuritë e pasionuara janë gjithmonë të pranishme, por me një Dash ose me një Bricjap mund të lindin pasiguri dhe mund t’ju vënë me shpatulla pas muri. Data 21 nëntor është edhe më efikase për sa u takon ndjenjave. Gjithë lidhjet e krijuara gjatë tri javëve të para do të shkojnë goxha mirë.
Edhe për ata që janë ndarë ka ardhur momenti për njohje të reja. Nëntori është një fazë rikuperimi fizik. Më në fund do t’ largoheni një faze lodhjeje dhe trazimi. Mund të zgjidhni një problem personal këtë muaj dhe rreth datës 12 mund të merrni edhe një tjetër konfirmim.
AKREPI: Nëntori ka disa planetë në favorin tuaj, por kjo do të ndihet sidomos pas datës 10. Mundohuni të mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani kur bëhet fjalë për paratë. Nëse, për shembull, doni të hapni një aktivitet apo të realizoni një projekt, këshillohuni mirë. Favorizohen blerjet e reja. Do të zhvillohen për mirë bashkëpunimet e lindura që vjet. Mbetet për t’u parë nëse do të ndryshoni ambient profesional vitin tjetër. Keni nevojë për vazhdimësi dhe siguri. Ata që kanë dëshirë të bëjnë gjëra të reja, mund të fillojnë menjëherë nga puna. Data 21 sjell ndryshime duke ju bërë më mirëkuptues. Do të keni të reja në javën e fundit të muajit.
Mundohuni t’i harroni vështirësitë e shkuara, tani mund të përfshiheni në lidhje më serioze. Më datë 10 do ta ndieni zemrën t’ju rrahë më fort dhe më datë 21, Venusi do të favorizojë shenjën tuaj dhe do të shkaktojë emocione të veçanta. Ata që janë vetëm dhe kanë humbur shpresën për të zënë një boshllëk, do të vërtetojnë të kundërtën. Duhet ta shfrytëzoni këtë muaj për t’u qetësuar dhe për të fituar terren në dashuri. Lidhjet e reja lindin të mbushura me pasion dhe do ta keni më të lehtë të mposhtni mosbesimin e lindur. Të ndarët nuk kërkojnë një dashuri të përjetshme, por mund të krijojnë një shoqëri të përzemërt.
Nëse lidhja juaj nuk ka asnjë gjasë të ecë, mund të ndaheni. Shëndeti fizik paraqitet i mirë këtë muaj. Mund të keni ndonjë bezdi të lehtë si pasojë e alergjisë, por për diagnozat është më mirë t’i drejtoheni mjekut. Fakti që ndiheni më të motivuar për të vepruar është shenjë force fizike. Shëndeti është i mirë, sidomos nga datat 21-30. Gjatë kësaj periudhe mund të tërhiqeni nga gjithçka me natyrë shpirtërore. Jeni eksplorues të së panjohurës.