Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020: Ujori dhe Peshqit

Ujori
Ky vit ka sjellë kaq shumë kthesa, sa duhet të pyesni veten se çfarë do të ndodhë më tej. Tetori nuk ishte i lehtë dhe Hëna e plotë më datë 31, ende me ndikim në katër ditët e para të nëntorit, do të provojë aftësinë për të zgjidhur zhvillimet e papritura.

Hëna e plotë e 31 tetorit te Demi do të ketë ndikim gjatë katër ditëve të para të nëntorit dhe do të sjellë paqëndrueshmëri në vendbanimin tuaj fizik ose prona të tjera. Miqtë, madje edhe kolegët e biznesit, do të jenë të dobishëm dhe mund t’ju japin ide dhe këshilla të vlefshme.

Nëse jeni në një lidhje, partneri nuk do të jetë gati aq i dobishëm, sepse ai ose ajo ka të ngjarë t’ju vendosë në dyshim gjykimin dhe të mos pajtohet me planet tuaja. Mendoni detajet plotësisht para se t’i ndani ato me partnerin.

Fillimi i nëntorit sjell një moment të tensionuar, por ju jeni përballur me momente të vështira në të kaluarën. Do të ndihmoheni nga kthesa e Mërkurit që shkon në pozicion normal më 3 nëntor, gjë që do t’ju lejojë të sqaroni më lehtë qëllimet dhe të përmirësoni komunikimin.

Do të mund të zgjidhni dilemat lidhur me shtëpinë ose familjen.

Do të përjetoni një nxitje të jashtëzakonshme profesionale deri më 14 nëntor dhe në dhjetë ditët që pasojnë. Do të jetë momenti më i rëndësishëm i vitit 2020. Kjo Hënë e re do të jetë një dhuratë për ju dhe do të krijojë një qasje të re për gjashtë muaj, me energji të forta.

Dashuria do të bëhet aktive në fund të muajit dhe mund të merrni një vendim në eklipsin e Hënës së plotë te Binjakët më 30 nëntor. Nëse keni dalë me dikë rastësisht, është koha të tregoni gatishmërinë tuaj për të vazhduar me një angazhim më serioz , ose nëse jo, të largoheni.

Eklipset nuk lënë vend për zona gri. Do të jetë një vendim i zi ose i bardhë. Në secilin rast, ky eklips do të sqarojë situatën dhe do të jeni më shumë produktivë dhe të lumtur.

Nëse keni menduar të bëheni me fëmijë, eklipsi mund të ndikojë te vendimi. Nëse tashmë keni fëmijë, mund të bëni plane të veçanta.

Jini optimist. Projektet artistike ose letrare të përfunduara, tani kanë të ngjarë t’ju sjellin duartrokitje dhe vëmendje të veçantë. Shumë gjëra të mira do të ndodhin në nëntor, i cili do të jetë një muaj më i mirë se tetori. Dhjetori do të jetë akoma më i mirë.

Peshqit

Ky vit nuk ka qenë i lehtë për shumë nga shenjat, por aftësia juaj për t’u përshtatur me ndryshimet ju ka favorizuar. Sapo keni përjetuar një Hënë të plotë te Demi që tronditi shumë dhe mund të jeni akoma duke menduar për lajmet që morët në Hënën e plotë më 31 tetor, me ndikim deri në 4 ditët e para të nëntorit.

Kjo Hënë e plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të udhëtimit, kështu që nëse keni plane këtë javë të parë për të bërë një udhëtim të shkurtër, qoftë për biznes apo kënaqësi, mund ta shtyni deri në mes të muajit.

Mërkuri, planeti i komunikimit, marrëveshjeve kontraktuale, tregtisë, transportit ka qenë në prapavijë që prej 13 tetorit, por do të shkojë në pozicion normal më 3 nëntor. Por duhet pak kohë që Mërkuri të fitojë fuqinë e tij. Nëse keni nevojë të nënshkruani një kontratë, vlen e njëjta këshillë – prisni.

Hëna e re e 14 nëntorit do t’ju ofrojë të tjera mundësi dhe në shumë mënyra do t’ju ndihmojë të adresoni çdo pengesë që mund të ketë dalë gjatë javës së parë të nëntorit. Kjo Hënë e re do të mbështetet nga Neptuni, puna e të cilit është t’ju mbrojë dhe të çojë përpara interesat tuaja.

Kjo Hënë e re do të ndriçojë shtëpinë tuaj të nëntë të marrëdhënieve të huaja, udhëtimeve, medias, çështjeve ligjore etj. Të gjitha këto zona po vezullojnë me shkëlqim. Kjo sepse Hëna e re do të jetë në Akrep, duke sjellë mbështetje të jashtëzakonshme nga Jupiteri dhe Plutoni në shtëpinë e njëmbëdhjetë të shpresave dhe dëshirave. Një mik mund të jetë i dobishëm në përparimin tuaj.

Marsi do të shkojë në pozicion normal më 13 nëntor, një ditë para Hënës së re, dhe ky gjithashtu, do të jetë një lajm i mirë. Financa paraqitet shumë mirë.

Afërdita do të hyjë në Akrep më 21 nëntor deri më 15 dhjetor. Është koha e përkryer për ta trajtuar veten mirë. Është periudhë e këndshme, ndaj trajtojeni veten mirë.

Copyright Anabel.al /

Author: admin