Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020: Binjakët
Hëna e Plotë në Akrep do t’ju mirëpres që prej fillimit të muajit. Pavarësisht se teknikisht ajo është aty që prej 31 tetorit, efektet do t’i ndjeni gjatë ditëve të para të nëntorit. Urani do të jetë në drejtim të kundërt me Diellin, që do të thotë se nuk përjashtohen ndarjet apo ndryshimet radikale.
Nëse dikush ju ka mbajtur të fshehtë ndonjë informacion, prisni ta dëgjoni gjatë kësaj kohe, si rezultat i eklipsit të Super Hënës.
Ky muaj do të kërkojë shumë nga secili prej nesh, nuk ka rëndësi cilës shenjë i përkasim. Në mes të muajit, Urani do të jetë në të kundërt me planetin tuaj udhëheqës Mërkurin, e ndërsa më vonë, në fund të muajit do të jetë në drejtim të kundërt me Afërditën. Një dukuri e tillë s’është aspak e zakontë. Lëvizja e Uranit në planete të ndryshme nënkupton testim, për të parë nëse diçka s’po shkon siç duhet në jetën tuaj.
Më pas ai punon në ndihmën tuaj, për t’i bërë gjërat të funksionojnë dhe ju të mos ndiheni më “të humbur”. Një tjetër aspekt ku do të ndikojë Hëna e Plotë, është jeta e përditshme në punë. Nëse je e vetëpunësuar, mund të keni një klient të ri dhe më të mirë, që do t’ju “detyrojë” të hiqni dorë nga një klient aktual, vendim që vjen si pasojë e një konflikti të interesit. Një tjetër alternativë është që mund të dëgjoni për largimin e papritur të një punonjësi shumë të besuar.
Jeni me fat pasi si Binjak që jeni, njiheni për aftësinë për t’u përshtatur shpejt, komunikimin e rrjedhshëm dhe shkathtësinë.Të gjitha këto cilësi, do t’ju ndihmojnë t’i përballoni mirë ndryshimet që ndodhin këtë muaj.
Kujdesuni pak për shëndetin. Mund të keni nevojë për të marrë një kurë për sëmundjen me të cilën po përballeni, por kryesorja është të merrni masa për ta mbajtur Covid-19 larg jush. Nëntori pritet të jetë muaji me numrat më të lartë të rasteve, nisur nga takimi i Jupiterit me Plutonin në 12 nëntor. Aty nga fundi i dhjetorit, gjërat do të qetësohen dhe bota nuk do të jetë më kaq e fiksuar pas këtij virusi. Nëse kjo nuk ndodh pranë Krishtlindjeve, do të ndodhë rreth 12 janarit.
Hëna e Plotë e 14 nëntorit do të ndikojë në sektorin e punës që do të thotë se projekte të reja ju presin. Kjo do të stimulojë imagjinatën tuaj për të bërë një projekt, rezultati i të cilit do të duartrokitet në përfundim. Vetëm bëni kujdes me fjalët që përdorni qoftë në shkrime, fjalime apo rrjete sociale. Mos firmosni asnjë kontratë gjatë kësaj kohe, mundësit deri në fillim të dhjetorit.
Muaji mbyllet me një eklips hënor më 30 nëntor, i cili ju vendos ju në qendër dhe dëshirat që keni për të qenë të lumtur. Mund të konsideroni edhe të përfshiheni më seriozisht në një marrëdhënie. gjithashtu, kjo dukuri mund të sjellë edhe fundin e një marrëdhënieje qoftë profesionale ose personale. Diçka e tillë mund të ketë qenë në proces gjatë gjysmës së dytë të 2020, por tani do të merrni vendimin përfundimtar.
Kur diçka mbaron në astrologji, diçka e re nis- eklipsi i 14 dhjetorit do t’ju japë një ndihmë të madhe dhe shumë pozitive që duhet t’ju bëjë të lumtur.
Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020:Gaforrja
Dëshirat tuaja do të jenë fokusi kryesor që prej fillimit të nëntorit. Mendoni dhe kujdeseni më shumë për të tjerët dhe harroni të merrni kohën që ju duhet për veten dhe lumturinë tuaj. Hëna e plotë e 31 tetorit, (plus/minus 4 ditë) do t’ju sjellë momente reflektimi. Do të keni mundësinë të tërhiqeni pak nga rutina dhe kërkesat që vijnë nga familja apo karriera. Nuk ka rëndësi nëse jeni ose jo në punë, sërish keni nevojë për kohë për vete.
Duket sikur po mendoheni për t’ju bashkuar një eventi, por keni dyshime pasi s’doni të rrezikoni shëndetin. Në kohë pandemie, çdo event vjen me problemet dhe pasojat e tij të mundshme. Çdo gjë mund të ndodhë prandaj më e mira është të qëndroni në shtëpi, duke qenë se as partneri juaj s’është dakord me mendimin për t’ju bashkuar jetës sociale në ditë si këto.
Hëna e Plotë, e 31 tetorit, mund t’ju ketë përballur me një mikëshë e cila ka nxjerrë një anë të pazbuluar të karakterit të saj, duke ju thënë gjëra që s’kishit imagjinuar se do t’i dëgjonit ndonjëherë prej saj. Keni nevojë për pushim, por puna do t’ju kërkojë të ktheheni në zyrë krahëhapur!
Përsa i përket karrierës, gjërat kanë shkuar mirë, me shumë lëvdata dhe asnjë kritikë nga njerëzit e rëndësishëm, prandaj gjysmën e parë të muajit do të doni t’i dedikoheni edhe më shumë. Ambienti atje do të jetë i kënaqshëm, ndryshe nga jeta private, ku miqtë, fëmijët apo partneri kanë mendime të ndryshme dhe disa prej tyre i kanë për ju.
Hëna e 14 nëntorit do të zgjojë qejfin në jetën tuaj! Nëse jeni single mund të takoni dikë që do t’ju duket aq fantastik sa do t’ju frymëzojë. Mund ta takoni përmes një miku të përbashkët, por nëse dilni kujdes distancën. Nëse jeni në një lidhje, mund të mendoni për një fejesë/martesë apo bashkëjetesë të mundshme.
Nëse keni diçka serioze me partnerin me të cilin dilni aktualisht, martesa është çështje që do të diskutohet shumë këtë muaj. Mund të jeni duke menduar gjithashtu për një bebe, por provojeni pas 14 nëntorit jo më parë.
Ka shumë mënyra për ta përdorur këtë Hënë të Re, pasi do t’ju bëjë më kreativë se kurrë. Nxirrni më të mirën e talentit tuaj dhe bëni ca para me të. Mërkuri sapo është kthyer nga prapavija, por mos u nxitoni të blini pajisje të reja elektronike. Nëse ju duhen, bëjeni nga mesi i muajit. Në po të njëjtën kohë, nisni dhe me firmat e marrëveshjeve të ndryshme, jo më herët.
13 nëntori do t’ju japë energji duke ju ndihmuar të bëni progres në punën tuaj dhe t’i shihni frytet e saj shumë shpejt. Përsa i përket shëndetit, nëse zbatoni rregullat që rekomandohen, nuk do të infektoheni nga Covid-19. Për Krishtlindje ose në fillim të janarit, bota do ta ketë gati kurën.