Në emisionin “Shqipëria Live” ishte në një lidhje direkte 42-vjeçari nga Tropoja, Ilir, i cili rrëfeu historinë e tij si zhi golo. Ai zbulon se që në moshë të vogël ka nisur emigrimin. Fillimisht ka shkuar në Greqi e më pas në Itali.
Në shtetin fqinj, Iliri ka nisur punë modeste si lavapjatës, e më pas ka mbaruar shkollën për hoteleri ku është diplomuar si kamerier.
“Teksa punoja në punën time si kamerier, kisha një kliente që i shërbeja gjithmonë. E një ditë e pashë që nuk ikte nga aty dhe e pyes ‘çfarë ka?”. ‘Ti më pëlqen. Më ke bërë shërbim shumë të mirë’ më tha ajo. Më tha gjithashtu se i pëlqente të kalonte natën me mua. Pastaj më tha se do të më paguaj. Kundrejt një pagese do rrinim bashkë. ‘Do të paguaj kundrejt një shërbimi që do më bësh’ më tha ajo. E kaluam natën bashkë dhe në mëngjes më pagoi”, nisi rrëfimin 42-vjeçari.
Kur e pyetën se sa para është paguar ai tha: “Ka shumë vite që ka ndodhur kjo dhe kam marrë 500 euro. Ajo ka qenë 45 vjeçe dhe nuk e kam takuar më”.
“Kur pashë eurot thashë uauu, pasi nuk bëra kush e di çfarë. Më pas nisa të mendoj e të bëj llogaritë. Me punën që bëja merrja 1800 euro, ndërsa me një natë merrja më shumë”, vijoi ai.
Madje Iliri tregoi se vetëm sot e mori vesh familja e tij se çfarë pune bën në Itali: “Kur po mendoja për punën si zhigolo, sërish ishte opinioni publik, çfarë do të mendonte familja ime. E fillimisht e kam bërë në mënyrë sekrete. As rrethi shoqëror nuk e dinte. Vetëm sot mund ta kuptojnë punën time familjarët e madje vetëm sot e morën vesh. Nuk më tremb shumë fakti që e mësuan, kam patur marrëdhënie të mirë me prindërit. Në Itali ky profesion është i legalizuar e madje kam udhëtuar në shumë vende me të. Por në Shqipëri është ende tabu”.
42-vjeçari tregoi se ka 15 vite që ushtron këtë punë dhe për 5 vitet e para e ka bërë në fshehtësi. “Është biznes si çdo lloj biznesi tjetër. Unë pres faturën pas çdo shërbimi. Paguaj taksa. Është biznes siç mund të kisha një lokal timin”, tha ai.
Ndërsa i pyetur në lidhje me shërbimet që ai bën, Iliri u shpreh: “Nuk lidhet gjithmonë me se ksin, mund të dal për të shëtitur, për një drekë, por nëse biem dakord mund të ketë edhe një raport se ksual, i cili ka një pagesë ekstra. Paga më e lartë ka qenë 5 mijë euro”.
Iliri gjithashtu tregoi edhe një rast shumë ndryshe, ku një burrë e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të kalojë një fundjavë me bashkëshorten e tij. “Më ka telefonuar një burrë që unë të kaloja një fundjavë me gruan e tij, pasi nuk i plotësonte dëshirat që ajo kishte”, rrëfeu ai.