Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se një drejtues mjeti ka rënë në pranga të policisë, pasi ka aksidentuar në rrugë një 55 vjeçar që lëviste me biçikletë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Rr., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale R. V., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.