Katër burrat e horoskopit që duhet t`i shmangësh

Sepse parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi! Shprehja vlen edhe për këtë rast.

Nëse nuk jeni gati për të ndërmarrë rreziqe, qëndroni larg tyre. Nëse jeni guximtare atëherë mjafton ta dini si fillim ç`ju pret.

Janë magjepsës dhe padyshim karizmatik e sensual. Kanë pothuajse të gjitha aftësitë për t’i bërë njerëzit të dashurohen pas tyre.

Përpara jush janë…

Bricjapi

Kokëfortë dhe nuk u pëlqen të kundërshtohen. Ata e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat dhe gjendjen shpirtërore.

Dashi

Impulsiviteti i tyre është i tepruar. Janë gati të shpërthejnë në çdo moment. Kanë një karakter të fortë dhe të guximshëm, por preken lehtë. Të mësuar të ndihen fitues, ata kurrë nuk do të zbresin nga podiumi për t’ju takuar, as nuk do t’ju japin një dorë për t’u ngjitur me ta. Harrojeni çdo formë kompromisi.

Luani

Një shenjë që pëlqen të ketë kontroll mbi gjithçka dhe të gjithë, si një mbret i mirë i pyllit. Sigurisht që forca dhe guximi i këtyre burrave është veçanërisht magjepsës. Vështirë se e vendosin veten në vendin e të tjerëve. Ekziston vetëm një këndvështrim: i tyre!

Akrepi

Më magjepsësi, pa asnjë hije dyshimi. Dhe më e rrezikshmi. Karizmatik, sensual, është e vështirë t’i rezistosh shikimit të tyre depërtues dhe joshës! Por pikërisht për këtë shkak arrijnë të manipulojnë njerëzit ose të paktën t’i tërheqin ata atje ku duan. Nëse zhgënjehen ose tradhtohen, ata mund të bëhen jashtëzakonisht hakmarrës.

*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Tiranapost.al

 

Author: admin