Deti i stuhishëm dhe erërat e forta, mbi 35 kilometra në orë, fundosën mbi njëzet anije në Porto Cesareo, në Salento gjatë natës së djeshme në Bari. Ato ishin kryesisht anije peshkimi, por edhe anije lundrimi, anije të mëdha me vela, ankorimet e të cilave nuk i kanë rezistuar forcës së motit të keq, që ka vijuar gjatë gjithë natës.
Dëme mësohet se u regjistruan gjithashtu në strukturat e disa dokeve detare. Autoriteti Portual dhe Policia Vendore ndërhynë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që stuhia e erës ja ka lënë më pas vendin, rreshjeve të shiut. //Telebari