Kjo eshte shenja qe do te marre nje dore te mire parash/ Horoskopi i detajuar per daten 15 Janar 2021

Dashi

Dashuria ju krijon disa problem këtë periudhë,si pasoje e futjes së Venusit te Bricjapi. Mos ekzagjeroni me dyshimet tuaja sepse nuk do t’ju çojnë gjëkundi. Mirë shëndeti.

Demi

Prania e Marsit dhe Merkurit ju stimulon së tepërmi e do të keni momente magjike dhe shumë romantike nën shoqërinë e partnerit tuaj. Do të jeni të mirëpritur në festa të ndershme.

Binjakët

Tensioni po shtohet dita-ditës dhe ndikimi i futjes së Hënës te Peshqit dhe një sërë situatash jo fort të përshtatshme do t’ju bëjnë të shpërtheni në nervozizëm. Ruani vetëkontrollin.

Gaforrja

Momente të bukura dhe romantike janë të rezervuara për ju, falë prezencës së Hënës në shenjën mike të Peshqve. Lëreni veten t’ju marrë entuziazmi dhe ndiqni instinktet tuaja. Mirë shëndeti.

Luani

Të gjithë duken sikur shohin detajet tek ju dhe ndiheni nën shënjestër. Ndoshta ndikon negativisht edhe Neptuni që ndodhet në shenjen e Ujorit. Për pasojë do të jeni pak të shpërqendruar. Mirë shëndeti.

Virgjëresha

Prania e Hënës te Peshqit do t’ju bëjë të jeni të tensionuar. Megjithatë nuk duhet të shqetësoheni sepse gjërat shkojnë relativisht mirë për ju. Duhet të pushoni por jo të tregoheni pasivë.

Peshorja

Si pasoje e futjes së Afërditës dhe Plutonit te Akrepi,do të ndiheni si në kurth dhe nuk do të jeni në gjendje të shprehni aftësitë tuaja. Por duhet të vazhdoni së kultivuari talentet tuaja .

Akrepi

Keni një ndjeshmëri dhe telepati të rrallë . Nuk ka nevojë për shumë fjalë me ju , jeni të aftë ti njihni njerëzit nga detajet. Sot do ta keni shumë të thjeshtë për të bërë njohje të reja dhe të vendosni se cila prej tyre vlen .

Shigjetari

Hëna tek Peshqit ju bën të jeni më të shpërqendruar dhe ti bëni bisht përgjegjësive. Gjithashtu kujdes me paratë. Jeni në një periudhë ku duhet të minimizoni shpenzimet dhe të mendoni për kursimet.

Bricjapi

Nuk do shumë analiza për të kuptuar që keni një dëshirë të madhe për tu dashuruar. Pozicioni harmonik i hënës tek peshqit, ju bën që të kërkoni një raport të rëndësishëm. Kujdes shpenzimet.

Ujori

Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt në dashuri, falë pranisë së Uranit dhe Afërditës në shenjën e Demit. Në veçanti mund t’ju vijë një valë pasionante në dashuri,e cila do t’ju sjellë sadisfaksione.

Peshqit

Pritet një ditë e mirë kjo për ju, falë pranisë së Hënës në shenjën tuaj. Do të keni një rritje të vetëvlerësimit dhe besimit te vetja, Jeni me fat në dashuri dhe nuk do të mungojnë njohjet e reja .

Author: admin