LSI: 14 muaj nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Durrësit kujtohet në prag fushate për të hapur tenderin për riforcimin e vetëm 4 pallateve

Për Lëvizjen Socialiste në Durrës, bashkia e këtij qyteti,  kujtohet në prag fushate për të hapur tenderin për riforcimin e vetëm 4 pallateve me dëmtime të rënda ndërkohë që zero pallate janë ndërtuar nga ato që nevojiten dhe që u premtuan. Në një postim në faqen zyrtare në FaceBook, LSI shprehet se janë  zero punime në lagjen e re në Spitallë të premtuar për strehimin e banorëve.

900 familje me banesa DS4 kaluan dimrin e dytë pa asnjë informacion se çfarë do bëhet me to.

Postimi i plotë:

Më 25 prill “Rilindja” do kapitullojë përgjithmonë.

Pas 14 muajsh nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit 2019, Bashkia e Durrësit kujtohet në prag fushate për të hapur tenderin për riforcimin e vetëm 4 pallateve me dëmtime të rënda ndërkohë që zero pallate janë ndërtuar nga ato që nevojiten dhe që u premtuan.

Zero punime në lagjen e re në Spitallë të premtuar për strehimin e banorëve.

900 familje me banesa DS4 kaluan dimrin e dytë pa asnjë informacion se çfarë do bëhet me to.

8 mijë banorë po kalojnë të ftohtin dhe shirat në çadra dhe kontenierë.

Ndërkohë që “Rilindja” ka mashtruar banorët e Durrësit me propagandën boshe, me pak llaç dhe gëlqere, ajo e shfrytëzoi këtë tragjedi për betonizimin e Durrësit me tendera rrugësh prej miliona eurosh, me projekte abuzive për prishjen e shkollave ikonë të Durrësit si “Gjergj Kastrioti,” “Naim Frashëri” të cilat vazhduan procesin mësimor edhe pas tërmetit, me planin e zakonshëm korruptiv për të ndërtuar kulla dhe qendra tregtare për oligarkët.

Më prill “Rilindja” do kapitullojë përgjithmonë dhe ky do jetë fundi i qeverisjes së propagandës dhe mashtrimit dhe fillimi i punës intensive për të ndërtuar Durrësindhe zhvilluar Shqipërinë

Elona Guri

LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj

#LSI

 

 

Author: admin